Opozita përballë Konjufcës: Kritika për arsimin, korrupsionin dhe përgjegjësinë e Qeverisë
Pas paraqitjes së ministrit Glauk Konjufca, ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, i cili ka kritikuar Qeverinë për gjendjen e procesit të integrimit evropian.
Tahiri ka thënë se çështjet e përmendura nga Konjufca, si përfaqësimi gjinor në Kuvend, moszgjedhja e kryeprokurorit dhe çështja e Akademisë së Drejtësisë, nuk e arsyetojnë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Kosova në raport me integrimin evropian.
“Leximi i fjalës suaj në asnjë moment as nuk justifikon, as nuk demanton disa nga ngecjet tona kryesore. Referimet e kota gjinore në Parlamentin e Kosovës, pastaj se janë gjashtë kryetare të komisioneve, duke vazhduar te zgjedhja e kryeprokurorit, e ai kryeprokuror nuk u zgjodh për katër vite nga ky Kuvend, nga kjo Qeveri, pastaj referimet te çështja e Akademisë së Drejtësisë e kështu me radhë, nuk janë çështje që më mundojnë dhe as nuk duhet të të preokupojnë ty e as të mundohesh të justifikosh një pozicion shumë të keq” , tha Tahiri.
Tahiri u bëri thirrje ministrit Konjufca dhe Qeverisë që ta marrin më seriozisht raportin për integrimin evropian dhe të mos shmangin përgjegjësinë.
“Po e përsëris për ju dhe qytetarët e Kosovës, letërnjoftimi i Kosovës sot në raport me integrimin evropian është shumë i thjeshtë: Kosova nuk është vend kandidat. Në dhjetor të vitit 2022 kemi aplikuar për kandidaturë dhe nuk ka ndodhur asgjë. Kosova është vendi i vetëm që i ka humbur 46 milionë euro dhe rrezikon t’i humbasë edhe 131 milionë euro. Ajo që ju them juve si ministër dhe Qeverisë: hiq dorë nga përgjegjësia e integrimit evropian. Ki shumë gjëra të tjera. Merrni dikë nga kabineti, ngriteni nivelin dhe merreni seriozisht këtë raport, i cili është i keq për vendin” , ka thënë Tahiri.
Ndërsa, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Glauk Konjufca gjatë diskutimit për Raportin e Progresit, duke ngritur çështje që lidhen me arsimin, korrupsionin dhe përgjegjësinë e Qeverisë.
Lushaku ka pyetur se çfarë e ka penguar Ministrinë e Arsimit që të harmonizojë kurrikulat me tregun e punës dhe të realizojë riorganizimin e shkollave.
“Kush e ka ndaluar Ministrinë e Arsimit që t’i harmonizojë kurrikulat me tregun e punës? Çfarë kompetencash i janë dashur Ministrisë së Arsimit për ta bërë riorganizimin e shkollave?
Tjetra, fakt është që po mundoheni t’ia hidhni përgjegjësinë krizës politike, bojkotimit ose zgjedhjeve. Por, dua t’ju kujtoj se ky Raport i Progresit e kritikon shpërndarjen lineare të parave në kohë zgjedhjesh, për të mos thënë blerjen e votave. Po ashtu, asnjëherë nuk e përmendët korrupsionin, përderisa vetë Qeveria, edhe me kompetenca në detyrë, ka mundur ta harmonizojë dhe ta sjellë këtu Strategjinë Kundër Korrupsionit. Dhe e fundit që desha të them është se po e merrni si arritje emërimin e koordinatorit për integrim evropian. Qeveria juaj, në vend të kësaj, është dashur të tregojë seriozitet dhe të ketë një ministër për integrim evropian ”, tha Lushaku.
Në kundërpërgjigjen e tij, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca tha se i kishte dëgjuar me vëmendje kritikat e tyre , por theksoi se disa nga çështjet e ngritura nuk trajtohen në mënyrë specifike në Raportin e Progresit.
“Ju dëgjova me vëmendje kritikat që ia bëtë Qeverisë. E para, këtu ngritët shumë çështje të cilat Raporti i Progresit nuk i trajton fare. Pra, i bëtë më shumë për ballafaqim politik. Unë këtë e kuptoj, domethënë, Parlamenti e ka edhe këtë funksion. Për shembull, arsimi dual dhe reformat në funksion të përafrimit të arsimit me nevojat e ekonomisë. Nuk është kjo çështja për të cilën Raporti i Progresit merret në mënyrë specifike. Kjo është një kritikë që opozita mund t’ia bëjë Qeverisë. Pajtohem, por duhet t’i përmbahemi Raportit të Progresit”, u kundërpërgjigj Konjufca.
Dy persona janë arrestuar sot, më 11 nëntor 2026, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar”. Të arrestuarit janë H.L. dhe T.M., të dy shtetas…
Ministria e Drejtësisë ka mbajtur takimin e Grupit Punues ndërinstitucional, me përfaqësues nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme…
Zëvendëskryeministri i vendit, Glauk Konjufca tha të mërkurën se jostatbiliteti i institucioneve ka shkaktuar kufizimin e efektivitetit të qeverisjes dhe se ka vonuar reformat strukturore. Këto komente Konjufca i bëri në seancën e…
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në emër të Qeverisë së Kosovës, në emër të Qeverisë, ka folur gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua në Paris me ekonomistin e njohur, profesorin Philippe Aghion. Profesori Aghion, i cili u nderua me Çmimin Nobel për Ekonomi në vitin 2025, njihet për qasjen e tij që ndërthurë…
Personeli i Policisë Ushtarake shumëkombëshe të KFOR-it ka zhvilluar një trajnim të përbashkët në kampin Bondsteel, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 10 shtete. Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti kishte për qëllim…
Mungesa e një agjende të qartë për integrimin evropian dhe keqmenaxhimi i parasë publike ishin ndër çështjet që ngriti deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, gjatë debatit parlamentar për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian…
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të mëparshme, në zyrën e Presidetes…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Paris me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjatë takimit, Kurti dhe Sorensen kanë diskutuar për ecurinë e dialogut Kosovë–Serbi dhe procesin e…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës ndaj të akzuzuarv, Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”i cili ndodhi në nëntor të vitit 2024, në fshatin…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës gjatë diskutimit për Raportin e Progresit. Ajo ka thënë se gjatë 960 ditëve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, Kosova ka…
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se gjetjet e Komisionit Evropian duhet të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi. Tahiri…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Raporti i Progresit i Komisionit Evropian. Në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së, Gashi falënderoi…
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka renditur gjetjet shqetësuese për Kosovën, duke kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen në plot sektorë. Ajo ka…
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për zhvillimet brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe çështjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në emisionin “Kosova Today”. Duke komentuar raportet dhe…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, kanë vizituar dy ekipet mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës,…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix. Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar për…
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, gjatë diskutimeve në Komisionin për Buxhet. Hoti ka kritikuar Qeverinë…
Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23 milionë eurosh dhe mbivlerësim i llogarive të arkëtueshme janë disa nga parregullsitë e evidentuara në…
Dobësi në menaxhimin financiar, mospërputhje në regjistrimin e pasurive, pasaktësi në llogaritë e arkëtueshme dhe mungesë e kontrolleve të brendshme janë disa nga të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për…
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor, për shkak të pakënaqësive me pagat dhe kërkesave të papërmbushura. Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se protesta…
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare COP31 në Turqi, ku liderët botërorë diskutojnë për përballimin e ndryshimeve klimatike. Përmes një…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar propozimin për riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm, të cilin do t’ia përcjellë Presidentes së Republikës së Kosovës. Vendimi është…
Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e tij, Mbreti Willem-Alexander ka shprehur besimin se…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga. Përmes një postimi, Hoti ka thënë se, pavarësisht deklaratave të Kurtit, vetëm katër nga dhjetë persona…
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka propozuar ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Me ndryshimin, pension do të përfitonin edhe qytetarët që kanë punuar dhe kanë paguar…
Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka arritur në Kuvend. Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes vendosi të martën t'i kërkojë ministrit të Punëve të…
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pretendon se vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë nuk mund të jetë realizuar pa dijeninë e institucioneve të sigurisë….
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar në Paris se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta pranojë realitetin e shekullit XXI: "Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete". Kurti foli të martën në një bashkëbisedim me…
Në Gjykatën Themelore në Pejë të enjten (12 nëntor) pritet të nisë gjykimi ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit 2026 në Vitomiricë të Pejës, pak pasi kishte…
Në mbledhjen e sotme të 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët raportuan para anëtar ve të KGJK-së. Kështu, gjyqtari Agim Maliqi nga radhët e Gjykatës Supreme në mungesë të kryetarit Fejzullah…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë dërguar Beogradit të njëjtin mesazh nga Parisi: pavarësia e Kosovës është realitet që Serbia duhet ta pranojë. Të dy folën të…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, për projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Reagimi i tij erdhi pasi Bogujevci njoftoi se projekti është drejt finalizimit dhe se pas përfundimit të…
Aleanca do ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara, pavarësisht formës në të cilën do ta shqyrtojë Kuvendi, thotë nënkryetarja e kësaj partie, Time Kadrijaj. Derisa ka mbetur edhe një javë nga afati për rishqyrtimin e…
Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00. Ai ishte planifikuar të mbahet në orën 09:00. Për shtyrjen e mbledhjes njoftoi kryetari i komisionit, Burim…
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të tij para angazhimit në politikë. Ai ka folur për njohjen me ish-presidentin Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veselin gjatë viteve…
Anëtari i GUXO-s, Luan Gacaferi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas deklaratës së tij në Paris se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të kthehet në një fantazi të re serbe. Gacaferi, përmes një…
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Michael Bogachekun për nominimin e tij si ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Kosovë. Përmes një mesazhi të nënshkruar nga ambasadori Ilir Dugolli,…
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën deputetët do të zhvillojnë debat parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin…
Në orën 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të mbajë mbledhjen e…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Sipas njoftimit të IHMK-së, vranësirat në disa zona të vendit pritet të sjellin…
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, të ketë herë pas here reshje lokale shiu, të cilat në momente dhe zona të caktuara pritet të jenë në formë të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Elysse në Paris. Pjesëmarrja e Kurtit në…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij gjatë vitit të kaluar e ka humbur pragmatizmin politik, për të cilin, sipas tij, ishte e njohur ndër vite. Në emisionin “RTK Prime”,…
Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka bërë të ditur se Posta e Kosovës ka realizuar 1.11 milion euro fitim gjatë vitit 2025, ndërsa auditori i jashtëm i ka dhënë opinion të pastër, pa vërejtje. Përmes…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se është krijuar Komisioni i ri Mbikëqyrës për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve të Kosovës. Përmes një njoftimi,…
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Elshani, ka realizuar një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare – Jugu, ku është njohur nga afër me gjendjen e sigurisë,…
“Elon Musku dhe oligarkët e Prishtinës”
Apeli anulon dënimin prej 13 vjetësh ndaj Muhamet Alidemajt, çështja kthehet në rigjykim
“Asnjë trohë s’ndihemi të sigurt” – Gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit rrëfen kërcënimet ndaj saj dhe fëmijëve
“Përparim i propaganduar”, Osmani, Qeverisë: Krahasoni veten tuaj me vetveten, jo me ata të 2014-ës
Shëndetësia nuk është fushë për improvizime politike: Kur interesi politik mbizotëron mbi ekspertizën, pacienti paguan çmimin!
Protestat studentore në Shqipëri: Një lëvizje e shmangur nga qëllimi i saj?
“Për të vdekurin ose fol mirë, ose mos fol fare”
Muri i Berlinit ra, por muret politike dhe ideologjike midis shqiptarëve vazhdojnë të qëndrojnë
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë me postimin e tij të…
Ylli i muzikës pop, Madonna, ka tërhequr sërish vëmendjen me fotografitë e saj të fundit, ku shfaqet me një…
