TË FUNDIT

Objekti i Bashkisë së Shkodrës në flakë, sulmohet me molotov

Objekti i Bashkisë së Shkodrës është sulmuar pasditen e sotme nga një grup të rinjsh të maskuar, të cilët kanë hedhur gurë dhe një bombë molotov në drejtim të institucionit, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Fillimisht, të rinjtë kanë goditur me gurë objektin e bashkisë, ndërsa më pas kanë hedhur një bombë molotov, e cila ka shpërthyer pranë derës së hyrjes.

Pamjet e sulmit janë publikuar në rrjetet sociale nga Fatjon Mani, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në degën e Shkodrës.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *