TË FUNDIT

Nuk mjafton goli i Fisnik Asllanit, Besiktas triumfon ndaj Hoffenheimit

Besiktas ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Hoffenheim, në kuadër të xhiros së dytë për fazën e Ligës të Ligës së Evropës.

Skuadra turke fitoi me rezultat 2-3, sfidë që rezultoi të jetë shumë e baraspeshuar.

Pjesa e parë ishte shumë e barabartë me raste të shumta nga dy skuadrat por që assesi nuk ia dolën t’i finalizojnë.

Michael Murillo u gjend në vendin e duhur për të shënuar nga afërsia duke kaluar Besiktasin në epërsi (60’).

Sidoqoftë, tetë minuta më vonë ylli i Kosovës Fisnik Asllani me një gol të bukur e la Nubel të shtangur për të barazuar rezultatin (68’).

Besiktasi megjithatë e mori plotësisht lojën në dorë për të shënuar dy gola të shpejtë përmes Hyen-Gyu Oh (72’, 79’) dhe e vulosi fitoren.

E tëra që bëri Hoffenheim ishte goli i dytë dhe i fundit në ndeshje përmes Koki Machida pas asistimit të Coufal (88’).

Besiktas kësisoj shkon në kuotën e gjashtë pikëve ndërsa Hoffenheim mbetet pa pikë./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *