TË FUNDIT

Një universitet, dy rektorë!

Situata e krijuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me dy ushtrues detyre të rektorit, është një zhvillim që tejkalon një mosmarrëveshje të zakonshme administrative. Kjo ngre shqetësime serioze për funksionimin institucional, respektimin e autonomisë universitare dhe përgjegjësinë e organeve që kanë për detyrë ta udhëheqin dhe mbrojnë këtë institucion publik.

Dikur universitetet njiheshin për dije, shkencë, debat akademik dhe prodhim intelektual. Sot, në UShAF, duket se kemi hyrë në një fazë të pazakontë të zhvillimit akademik, një universitet, dy ushtrues detyre të rektorit.

Ndoshta është një risi që nuk e kemi parë shpesh në institucionet akademike. Nuk kemi më nevojë të pyesim kush është rektori, por cilin rektor duhet ta përshëndesim kur hyjmë në universitet. Njëri mbështetet në një vendim, tjetri në një vendim tjetër, ndërsa universiteti mbetet në mes të një përplasjeje ku duket se më shumë rëndësi ka pozita sesa vetë institucioni.

Ironia më e madhe është se universiteti, i cili duhet t'u mësojë studentëve ligjshmërinë, përgjegjësinë dhe respektimin e rregullave, po përballet me një situatë që vështirë se mund të shpjegohet në ndonjë auditor.

Në këtë rast, pyetja nuk është vetëm se kush do të ulet në zyrën e rektorit, por mbi çfarë baze ligjore është marrë secili vendim, cilat janë kompetencat e organeve përkatëse dhe kush mban përgjegjësi për pasojat institucionale të kësaj përplasjeje.

Universiteti nuk është pronë private, nuk është zyrë partie dhe as arenë ku maten ndikimet. Ai është institucion publik, i financuar nga taksat e qytetarëve dhe i ndërtuar për t'u shërbyer studentëve dhe shoqërisë.

Një çështje tjetër që kërkon vëmendje është autonomia universitare. Kjo nuk duhet të interpretohet si privilegj i individëve apo i grupeve të caktuara, por si garanci për pavarësinë dhe funksionimin e institucionit në përputhje me ligjin. Në të njëjtën kohë, autonomia nuk mund të jetë mburojë për vendime që nuk i nënshtrohen llogaridhënies dhe kontrollit ligjor.

Nëse organet universitare dhe autoritetet përgjegjëse kanë interpretime të ndryshme për kompetencat e tyre, atëherë zgjidhja duhet të kërkohet përmes mekanizmave ligjorë dhe institucionalë, e jo përmes përplasjeve që e lënë universitetin në paqartësi udhëheqëse.

Ironia është edhe më e madhe kur kemi parasysh se studentëve u kërkohet të respektojnë rregullat, të veprojnë me integritet dhe të ndërtojnë të ardhmen mbi parimet e meritokracisë. Ndërkohë, vetë institucioni duhet të dëshmojë se këto parime nuk janë vetëm pjesë e ligjëratave, por edhe e praktikës së tij të përditshme.

Prandaj, përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te personat që pretendojnë të ushtrojnë detyrën e rektorit. Kjo shtrihet edhe te organet vendimmarrëse dhe institucionet përgjegjëse, të cilat duhet të ofrojnë sqarim të plotë për bazën ligjore të vendimeve të tyre.

Universiteti mund të funksionojë përkohësisht edhe pa një rektor të zgjedhur, por vështirë se mund ta ruajë dinjitetin kur dy persona pretendojnë të njëjtin autoritet dhe mungon një drejtim institucional i qartë.

Në fund, mbetet një pyetje thelbësore, a është prioritet ruajtja e autonomisë, ligjshmërisë dhe dinjitetit të Universitetit të Ferizajt, apo gara për kontrollin e pozitës së rektorit?

Kjo situatë kërkon një zgjidhje të qartë, ligjore dhe transparente. UShAF-i ka nevojë për stabilitet akademik, jo për rivalitet institucional, për vizion zhvillimor, jo për përplasje autoritetesh.

Dija nuk ka nevojë për dy rektorë, ka nevojë për një institucion me autoritet, ligjshmëri dhe dinjitet.

Ligji i imponuar për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë është kthyer mbrapsht nga ana e presidentes Shiroka-Pula për t’u rishqyrtuar në Kuvend. Prej disa ditësh grupet parlamentare diskutojnë, por nuk merren vesh për…

Në traditën dhe kulturën shqiptare, mikpritja dhe mirënjohja nuk kanë qenë kurrë thjesht zakone kalimtare, por shtylla të shenjta mbi të cilat është ndërtuar vetë qenia jonë kombëtare. Historia na ka mësuar se një…

Që në fillim më duhet ta sqaroj se, për mua si sociolog, dokumenti ku evidentohet qëndrimi i opozitës serbe ndaj Kosovës nuk mund të ndëlidhet vetëm me shpresën si synim e ambicie se ata do të jenë më liberalë, por edhe me…

Krahina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në funksion të artikulimit të një platforme të përbashkët politike, duhet domosdoshmërisht të dëshmojë unitet, harmonizim të qëndrimeve dhe konsensus politik ndërmjet…

Kryeministri Edi Rama u kërkoi të shtunën socialistëve, në Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalzit, të votonin përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit, ish-kryetares së Kuvendit dhe ish-ministres së Jashtme, si dhe të Plarent…

Sigurisht, po i ndjek me shqetësim të shtuar revoltat studentore, në fakt zemërimin e mbarë-shqiptarëve kundër elitës së Tiranës, në fakt sekt-zullumqarësh, që në 35 vite, privatizuan politikën, përmorën…

I. Rinia në shesh, intelektualët në dilemë dhe përgjegjësia morale e një kombi. Ka çaste në historinë e një kombi kur vlera e individit nuk matet më me titujt që mban, diplomat që zotëron, postet që ka ushtruar apo…

Kraja vazhdon të jetojë përmes traditës kulturës dhe bashkimit të shqiptarëve .Andaj mos thoni se Kraja po braktiset, po vetmohet apo po harrohet! Dita e sotme dëshmoi të kundërtën. Rruga kryesore e saj ishte mbushur me vizitorë…

Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe Kosovë po dëshmojnë intensifikimin e një konkurrence shumëdimensionale ndërmjet dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit, e cila, përtej marrëdhënieve ndërpersonale dhe dallimeve…

Profili i personalitetit të zgjedhur nga populli, me emrin deputet, ka një domethënie shumëdimensionale për një shoqëri demokratike dhe të avancuar. Dikur, deputeti zgjidhej me votën e popullit nga regjioni i caktuar, ku qytetarët, në…

Shqipëria sot ndodhet në udhëkryq. Sovraniteti i saj është i kërcënuar nga regjimi i korrupsionit, vjedhjes dhe tradhtisë. Shqipëria sot është kapur dhe është marrë peng nga politika dhe oligarkia. Realiteti vërteton se…

Ishte kohë burrash të mëdhenj në muajin e Shenjtë të nëntorit; dritëdhënës vizionarë dhe trima atdhetarë, të frymëzuar nga shpirti i pavdekshëm i GJERGJ KASTRIOTIT, Simbolit tonë Hyjnor. Sot, 118 vite më…

Pas gati 12 orësh punë, seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre të premten mbrëma për mungesë kuorumi. Në sallë kishin mbetur vetëm 38 deputetë, dhe ligji që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale mbeti pa u votuar për…

Përkthim, përshtatje dhe riformulim i materialit Evropa po përballet me një dilemë gjithnjë e më serioze të sigurisë: si ta forcojë aftësinë ushtarake për të parandaluar agresionin rus, pa rrezikuar që një konflikt…

Qeveria e RMV-së përveç futjes së bullgarëve në kushtetutën e saj duhet të bëjë edhe disa korrigjime kushtetuese për t'u baraspeshuara me emrin e shtetit të saj RMV: – Nëse shqiptarët janë 20 %, në…

Në historinë e popujve të Europës, pak kombe kanë kaluar nëpër udhëkryqe aq të trazuara historike e fetare sa kombi shqiptar. E megjithatë, përballë perandorive që synonin ta tjetërsonin dhe ta përçanin nga brenda,…

Më shumë se tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit, duket se telefoni i kuq ende nuk ia ka lëshuar vendin telefonit të kaltër. Kjo është metafora që shpreh një paradoks të madh të kohës sonë. demokracia u shpall…

Centralizimi politik përcakton se cili nivel i qeverisjes mban autoritetin përfundimtar. Kuptimi i tij kërkon vëmendje ndaj pushteteve, autonomisë territoriale dhe kontrollit të pushtetit. Kur një vendim publik prek një vend të tërë, kush e ka…

Dhuna seksuale e përdorur sistematikisht gjatë luftës në Ksovë mbetet një nga kapitujt më të errët të historisë moderne europiane. Mijëra gra dhe vajza përpara se të detyroheshin të linin vatrat e tyre gjatë…

Në politikën ndërkombëtare, paraqitja publike e një kryeministri në konferenca prestigjioze, forume ekonomike, panaire, samite dhe tubime ndërkombëtare është pjesë e rëndësishme e diplomacisë…

Kuvendi i Kosovës pritet të vendosë sot nëse do ta rimiratojë pa asnjë ndryshim ligjin që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale. Është i njëjti ligj që presidentja Justina Shiroka-Pula ua ktheu deputetëve me kërkesë të…

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot, si pikë të fundit të seancës që vazhdon nga ora 11:00, për rikonfirmimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara pikërisht në formën që e miratoi më 6 tetor. Kërkesën e bëri…

Shkupi po grumbullon kriza për nesër. Maqedonia e Veriut po hyn në një periudhë të ndjeshme politike, ku deklaratat, përplasjet dhe vendimet e papërgjegjshme mund të prodhojnë pasoja shumë më të mëdha sesa interesat e…

Rasti i Alta Bankës, i nisur si krizë bankare në Beograd pas ndërrimit të pushtetit në Serbi, është kthyer në Maqedoninë e Veriut në përplasjen më të ashpër të kësaj vjeshte mes dy partive kryesore shqiptare….

Ndryshimet klimatike nuk janë më një kërcënim i largët, një parashikim teorik apo një shqetësim që u përket vetëm studiuesve të atmosferës dhe ekologjisë. Ato janë shndërruar në një realitet që prek…

Politikani republikan me origjinë shqiptare, Joe Hoxha, ka fituar mandatin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Connecticut-it, në zgjedhjet e mesmandatit të mbajtura javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….

Në filozofinë e historisë, ekziston një e vërtetë e pamëshirshme që përsëritet në fatin e popujve të vegjël: asnjë pushtues i jashtëm nuk mund ta mposhtë përfundimisht një komb, nëse ai komb nuk prodhon…

Nëntori është muaji më simbolik i historisë shqiptare. Është muaji i flamurit, i pavarësisë, i kujtesës kombëtare dhe i atyre ngjarjeve që përcaktuan fatin e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar. Është…

Qeveria Kurti IV është formuar me 62 vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht me mbështetjen e 53 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëntë deputetëve nga komunitetet joshumicë, kryesisht nga…

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me dhimbjen e historisë, krenarinë e identitetit dhe të drejtën për barazi shtetërore. Ka momente në historinë e një shteti kur politika duhet të ndalet dhe të dëgjojë zërin e…

Ligji për Dhomat e Specializuara do të rikthehet në Kuvend "më së largu të hënën" dhe do të kalojë me votat e Vetëvendosjes. Këtë e paralajmëroi mbrëmë ushtruesja e detyrës së kryetares së…

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të veçantë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, bashkëkombësit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Prof. Dr. Mehdi Hyseni. Largimi i tij nga kjo jetë përbën një humbje…

Analisti dhe publicisti Lirim Gashi i ka propozuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, që ta marrë si këshilltar juristin Gazmend Halilaj. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Gashi rendit shtatë arsye…

Deklaratat e fundit të z. Armend Zemaj lidhur me numrin e mjekëve të papunë, licencimin dhe punësimin e mjekëve të kthyer nga jashtë kërkojnë një reagim jo vetëm politik, por mbi të gjitha profesional, shkencor dhe…

Protestat studentore në Shqipëri vazhdojnë, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Studentët nuk po përballen thjesht me një qeveri; ata po përballen me një sistem të tërë kontrolli…

Shtëpia e Bardhë e ka zgjedhur kandidatin, por kjo ende nuk do të thotë se Kosova ka ambasador amerikan. Presidenti Donald Trump ka nominuar Mikhail Bogachekun, drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), për ambasador të SHBA-së në…

Prej dy ditësh po lexoj lajmin për vdekjen e Xhevat Prekazit, një mitrovicas shqiptar, apo, më konkretisht, një emër i njohur i futbollit të ish-Jugosllavisë. Ndarja e tij nga jeta kërkon përmbajtje dhe respekt për dhimbjen e familjes…

Më 9 nëntor 1989, bota dëshmoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore: rënien e Murit të Berlinit. Pas 28 vjetësh ndarje, ky mur, simbol i diktaturës komuniste, i shtypjes së lirive njerëzore…

Tragjizmi i një gruaje të fortë, intelektuale e dinjitetshme, me personalitet dhe integritet unik, në luftën e saj e vetmuar, për ta pasur pranë djalin e saj Anin, fisnikërisht, u bë kurban i tij. Arlindë Zekaj e parashikoi ekzekutimin e saj,…

Delegacioni i parë i Listës Studentore që erdhi në Kosovë pas fitores në Serbi la pas vetëm një mesazh. Pas vizitës së 8 dhe 9 nëntorit, kandidati Fegja Dimoviq e quajti Kosovën "pjesë përbërëse të…

Gjuha shqipe do të ketë vend në provimin e jurisprudencës, por jo deri në fund. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi të hënën se kandidatët do ta japin pjesën teorike në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Simulimet e…

Të gjithë e dimë historinë e emrimit si ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë të shqiptarit nga Kosova, Gent Cakaj. Kryeministri Edi Rama e emroi atë në krye të diplomacisë shqiptare. Presidenti Ilir Meta nuk e…

Lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të ndërlikuar, ku, përveç përballjes ushtarake në front, gjithnjë e më shumë po goditen infrastruktura energjetike, objektet strategjike dhe korridoret logjistike. Këto zhvillime nuk…

Nuk mjafton të mbash një emër me peshë historike si Gjergj, Gjon apo Justina. Vlera e vërtetë e këtyre emrave dëshmohet vetëm përmes veprave të mira atdhetare e krijuese, si dhe përmes respektit e nderimit më të lartë…

Barazia protokollare e presidentëve është shprehje e respektit ndaj institucioneve, vazhdimësisë së shtetit dhe dinjitetit të secilit personalitet që ka ushtruar funksionin më të lartë kushtetues të Republikës. Në një…

Asnjë nga katër listat shqiptare që garuan më 8 nëntor për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë nuk ka shumicë. Sipas rezultateve paraprake, lista e parë, ajo e Partisë për Veprim Demokratik dhe…

Një nga deformimet më të mëdha në debatin publik bashkëkohor mbetet tendenca për të interpretuar realitetin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes termave ekskluzivë të "kapitalizmit të egër global" apo teorive…

Mos e rikonfirmoni sot një ligj që premtoni ta ndryshoni të hënën

Kosova në krizë besimi me aleatët strategjikë

Specialja sërish në Kuvend: votim sot, ndryshime pas dy javësh?

Kthimi në dinjitetin e humbur

Një universitet, dy rektorë!

Protestat qytetare në Shqipëri e Kosovë dhe sfida e legjitimitetit demokratik

Me shqetësim të thellë, zhgënjim dhe dhimbje…

Kosova nuk është kolateral i Hagës!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

Rina Lipa, motra e këngëtares së njohur botërore Dua Lipa, është bërë protagonistja e fushatës së…

Këngëtarja amerikane, Ciara, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në ceremoninë gala “Baby2Baby 2026”,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *