Një popull i vogël, një krizë e madhe morali
Ka fraza që shqiptohen nga njerzë t[ë mëdhej, por që nuk plaken kurrë. Ka fjalë që, ndonëse të thëna vite më parë, vazhdojnë të godasin ndërgjegjen e një kombi edhe sot. E tillë është deklaratë/pyetja e At Zef Pllumit, njërit prej dëshmitarëve më të dhimbshëm të tragjedisë komuniste shqiptare, pothuaj gjysëm shekullore: “Si është e mundur që një popull kaq i vogël të prodhojë kaq shumë rrugaçë?” Ali Asllani e Gjergj Fishta e kanë thenë edhe ata në kohën e tyre, ndonse disi ndryshe por kuptimi është i njëjtë. Kjo nuk është thjesht një shprehje zemërimi e Zef Pllumit, Gjergj Fishtës e Ali Asllanit as nuk ka thënë se të gjithë shqiptarët janë rrugaça, Jo! Por këta burra të mëdhej të Kombit kanë bërë një aktakuzë morale kundër një shoqërie që, herë pas here, ka lejuar të ngrihen në piedestal njerëz pa karakter, pa ndërgjegje dhe pa përgjegjësi ndaj kombit. Shqipëria ka kaluar diktaturën komuniste, ka përjetuar shkatërrimin e institucioneve, përndjekjen e intelektualëve, burgjet politike dhe poshtërimin e individit. Por, për fat të keq, me rënien e komunizmit zyrtar, nuk ra, automatikisht, kultura e nënshtrimit, e servilizmit dhe e pandëshkueshmërisë. Shumë prej këtyre dukurive mbijetuan, ndryshuan formë dhe gjetën strehë të reja në jetën publike të shqiptarëve. Ndryshuan sistemet, por jo gjithmonë ndryshuan njerëzit që i shërbenin pushtetit.
Pas vitit 1990, shqiptarët shpresuan se liria do t’u sillte drejtësi, dinjitet, demokraci dhe mirëqenie. E duam “Shqipërinë si gjithë Evropa”, ishte kryeparulla e kohës. Por, pas më shumë se tri dekadash, shumë prej këtyre shpresave mbeten të papërmbushura. Korrupsioni, klientelizmi, kapja e institucioneve dhe largimi masiv i qytetarëve, sidomos të rinisë shqiptare, janë plagë që kërkojnë përgjigje serioze, jo justifikime politike. Pyetja e At Zef Pllumit bëhet kështu më aktuale se kurrë: si shpjegohet që një vend me kaq shumë njerëz aq të aftë, me një diasporë aq të suksesshme dhe me një histori të pasur qëndrese, vazhdon të vuajë nga një krizë kaq e thellë besimi te drejtimi i vet?
A mos vallë kemi krijuar një shoqëri ku lidhjet vlejnë më shumë se merita, bindja më shumë se ndërgjegjja dhe propaganda më shumë se e vërteta? Kur njeriu i ndershëm lihet mënjanë, ndërsa servili shpërblehet! Kur profesionisti zëvendësohet nga militantizmi politiko-partiak! Kur përgjegjësia publike shndërrohet në privilegj personal, atëherë problemi nuk është më vetëm politik. Është një krizë e tërë e vlerave. Por do të ishte gabim historik dhe moral që për këtë gjendje të krijuar jo vetëm sot, të fajësohej i gjithë populli shqiptar. Populli nuk është një trup i vetëm dhe as nuk mund të gjykohet nga ata që flasin në emër të tij. Në çdo periudhë të historisë shqiptare kanë ekzistuar njerëz që kanë sakrifikuar për lirinë, kanë mbrojtur të vërtetën dhe kanë paguar shtrenjtë për bindjet e tyre. Vetë At Zef Pllumi është dëshmi e kësaj qëndrese. Prandaj, thënia e tij duhet lexuar jo si përbuzje ndaj shqiptarëve, por si një thirrje për zgjim moral. Një komb nuk shpëton duke sharë veten, por duke identifikuar të keqen, duke e emërtuar pa frikë dhe duke mos e lejuar më të sundojë jetën publike. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e njerëzve të aftë dhe atdhetarë. Vuan nga mungesa e një sistemi që t’ i vlerësojë ata sipas meritës dhe i mban përgjegjës ata që shpërdorojnë besimin e qytetarëve. Dhe këtu qëndron përgjegjësia e klasës politike, e institucioneve, e drejtësisë, e medias dhe e shoqërisë civile. Demokracia nuk mund të ndërtohet mbi harresën, as mbi duartrokitjet për pushtetin. Ajo kërkon llogaridhënie, institucione të pavarura, zgjedhje të ndershme dhe qytetarë të lirë e të ndërgjegjëshëm – qofshin ata edhe në pozita të larta të qeverisë e shtetit — që nuk pranojnë ta këmbejnë dinjitetin përsonal, familjar e kombëtar me një favor të përkohshëm.
Shqiptarët kanë nevojë për një ndryshim më të thellë se ndërrimi i partive në pushtet. Kanë nevojë për një kulturë të re politike, ku shërbimi ndaj vendit të mos jetë maskë për interesin personal e partiak dhe ku posti publik të mos shihet si pronë private. Frank Shkreli: Shqiptarët në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, 2024 | Gazeta Telegraf
Fan Noli, një nga mendjet më të ndritura të historisë së shqiptarëve, e kish kuptuar heret se Shqipëria nuk vuante vetëm nga sundimtarët e këqij, por edhe nga një krizë më e thellë e organizimit politik dhe shoqëror. Nëse u referohemi kritikave të tij ndaj gjendjes së vendit, përballemi me një realitet që, në shumë aspekte, vazhdon të shqetësojë edhe sot shqiptarët: anarkinë politike, anarkinë institucionale, anarkinë morale dhe mungesën e një drejtimi të përgjegjshëm kombëtar. Kur rregullat vlejnë vetëm për të dobëtit, kur pushteti trajtohet si pronë private, kur interesi partiak mbizotëron mbi interesin kombëtar dhe kur qytetari humb besimin te drejtësia, anarkia nuk shfaqet, domosdoshmërisht, në rrugë; ajo është ulur këmbëkryq edhe në zyrat e qeverisë dhe të shtetit. Frank SHKRELI/ Konfuzioni i pesë anarkive ndër shqiptarët, me rastin e 50 vjetorit të vdekjes së Fan Nolit | Gazeta Telegraf Prandaj, duke e vënë pyetjen e At Zef Pllumit përballë shqetësimeve të Fan Nolit në kohën e tij, kuptojmë se drama shqiptare nuk lidhet thjesht me mungesën e njerëzve të aftë, por me dështimin për të ndërtuar një sistem ku karakteri, ligji dhe përgjegjësia të kenë më shumë peshë se pushteti dhe interesi personal i klasës politike.
At Zef Pllumi na la një pyetje që nuk mund të mbyllet me një përgjigje të lehtë. Ajo kërkon që secili të shohë pjesën e vet të përgjegjësisë, por kërkon sidomos që ata që drejtojnë vendin të mos fshihen pas patriotizmit të fjalëve dhe propagandës, ndërsa në praktikë dëmtojnë rendë interesin publik dhe mirëqenjen e shqiptarëve. Një popull i vogël, si Kombi shqiptar mund të ketë shumë plagë, por, historikisht, ka treguar se ka edhe shumë dinjitet, siç po tregon me protesta në rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. Mund të prodhojë njerëz që e shfrytëzojnë vendin për interesat e tyre, por edhe njerëz që ia kushtojnë jetën lirisë, dijes dhe së mirës së përbashkët. Çështja është se cilëve prej tyre u jep shoqëria pushtet, nderim dhe përgjegjësi. Ndoshta pyetja më e rëndësishme që ka lenë At Zef Pllumi nuk është vetëm se si Shqipëria arriti deri këtu, por nëse shqiptarët kanë ende guximin moral për të mos vazhduar kështu. Sepse një komb nuk e humb të ardhmen vetëm kur sundohet nga njerëz të padenjë. E humb atë kur mësohet t’i pranojë ata si diçka normale.
Protesta e sivjetme e nisur si e bukura e dheut me emrin “Flamingo” dhe që aktualisht po udhëton në rrugë e më shumë mendje si “Protesta studentore”, edhe ky një emërtim tërheqës për shoqërinë, në vetvete…
Lajmi se Vuçiqi i humbi zgjedhjet, e ka tronditur Ramën. Ne plot 14 vite jemi mësuar vetëm të korrim fitore, i shkruan Rama, Vuçiqit. Basti ynë se cili do binte i pari, më nxori fitues. Taktika jote (që të ma punosh mua) të zgjidhesh…
Zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri, aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe çështjet e pazbardhura nga periudha e luftës në Kosovë, janë ndër temat për të cilat ka folur Dritan…
Barazia gjinore mes djalit dhe vajzës duhet të mësohet në shtëpi dhe të përsëritet në kopsht, në shkollë dhe në fakultet. Burri shqiptar duhet të mësojë se pa dashuri, pa drejtësi dhe pa barazi, nuk ka as familje…
Me 3 shkurt 1990, në kohen kur arsimi shqip në Kosovë po përballej me një nga përiudhat më të rënda të historisë së tij, një grup arsimtarësh dhe drejtusish shkollash ndërmorren nismën historike për themelimin e…
Kur një universitet drejtohet nga një njeri që, sipas interesit të çastit, sillet si prokuror, si avokat, si gjykatës apo si ligjvënës, atëherë akademia rrezikon të shndërrohet në një aparat burokratik, ku procedura…
Urdhri i gjykatës, aktakuza dhe ndalimi nuk e shpëtuan Arlinda Zekajn. Hallkat që dështuan janë prokuroria dhe policia, por zhurma politike po drejtohet kryesisht te Ministria e Drejtësisë. Dorëheqja e një ministreje nuk ndreq zinxhirin që…
Serbia ka që nga korriku një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara. Kosova, aleatja më e sinqertë e Amerikës në Ballkan, e ka të pezulluar të sajin që nga shtatori i vitit 2025. Të premten e kaluar Ambasada amerikane në Prishtinë e tha…
Karakteri i hapur i demokracive përbën forcën e tyre, por përcakton edhe dobësinë e tyre. Ato janë të ndjeshme ndaj ndikimit nga kundërshtarët që mund të thirren në hapësirën dhe lirinë që ofron demokracia dhe nuk…
Ka njerëz që hyjnë në politikë për t’i shërbyer atdheut. Ka të tjerë që hyjnë në atdhe për t’i shërbyer vetvetes. Të parët e shohin pushtetin si përgjegjësi; të dytët si mundësi…
Lista Studentore do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, të zhvilluar gjatë qeverisjes së mëparshme. Kjo nënkupton edhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të…
Bota Sot shkroi se pas humbjes së Aleksandar Vuçiqit, Lista Serbe në Kosovë mbeti pa patron. Por Vuçiqi nuk humbi vetëm aleatin e tij në veri të Kosovës. Ai humbi edhe zërin e partnerit më të afërt që kishte në…
Historiografia e një kombi nuk shkruhet vetëm me bojën e dokumenteve zyrtare apo me gjakun e fushëbetejave; ajo frymëzohet dhe merr jetë mbi të gjitha në shpirtin e miteve dhe legjendave që trashëgohen brez pas brezi. Këto rrëfime…
Për më shumë se një dekadë, në veriun e Kosovës politika e serbëve është bërë nga Beogradi. Lista Serbe nuk ka qenë thjesht një parti e komunitetit serb. Ka qenë dega e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar…
A i duhet Shqipërisë një frymë e re? I dashur lexues, Kur një shoqëri përfshihet nga tensionet politike, protestat dhe pakënaqësitë qytetare, pyetja kryesore nuk duhet të jetë vetëm kush ka të drejtë në…
Ndryshimet politike në Serbi dhe pjesëmarrja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare e rikthejnë në vëmendje një çështje që nuk mund të trajtohet vetëm përmes numrave të…
Pa njohjen e së kaluarës, pa drejtësi për viktimat dhe pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pajtimi i qëndrueshëm në Ballkan mbetet një sfidë e madhe. Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi kanë…
Në cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë civile, e konsideroj të nevojshëm hapjen e një debati të gjerë publik mbi dorëheqjen e qeverisë Rama dhe mundësinë e një zgjidhjeje institucionale që garanton…
Dëmi më i madh që Edi Rama i ka shkaktuar shoqërisë shqiptare nuk matet vetëm me problemet ekonomike, korrupsionin apo dobësimin e institucioneve. Ai qëndron edhe në deformimin e sistemit të vlerave, në përmbysjen e hierarkisë së…
Të dielën mbrëma, ndërsa në Beograd festohej rënia e Aleksandar Vuçiqit, disa qindra të rinj qëndronin sërish para Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Të hënën, në…
Të dielën, 25 tetor, Serbia bëri atë që shumëkush në rajon e mendonte të pamundur: e largoi nga pushteti Aleksandar Vuçiqin përmes kutisë së votimit. Sipas rezultateve paraprake, Lista Studentore mori rreth 52.5 për qind të…
Të dielën në mbrëmje, Aleksandar Vuçiqi bëri atë që shumëkush në Prishtinë nuk e besonte: pranoi humbjen. Sipas projeksioneve të para, Lista Studentore merr rreth 52 për qind të votave dhe shumicën në Kuvendin e…
Në Hungari, pas 16 vitesh pushteti të pandërprerë, Orban humbi zgjedhjet. Në Serbi, pas më shumë se një dekade kontrolli pothuajse absolut, Vuçiçi pranoi mbrëmjen e së dielës humbjen ngase Lista e Studentëve kishte fituar…
Në orën 20 të mbrëmjes së djeshme në Serbi u mbyllën qendrat e votimit dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftoi paraprakisht se diku nga ora 11.00 e asaj mbrëmjeje do të komunikonte fitoren e partisë së tij…
Në dy shkrimet e mia paraprake, kam bërë një analizë më të detajuar lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, kurse tani do të përmendi një arsye komplementare se, a do të mund të zbatohet ky ligj,…
Dje në Serbi, fituesi i madh i zgjedhjeve parlamentare ishte lëvizja opozitare studentore, e njohur si “Lista e Studentëve”. Ajo e mundi kampin politik radikal-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit, i cili në pushtet është që nga viti…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me humbjen e kampit të Aleksandar Vuçiqit dhe fitoren e listës së udhëhequr nga studentët sipas rezultateve paraprake, hapin një kapitull të ri politik për Beogradin. Ky zhvillim nuk…
Në Ballkanin Perëndimor, ku demokracia, sundimi i ligjit dhe integrimi evropian vazhdojnë të përballen me sfida të rëndësishme, debati mbi përqendrimin e pushtetit dhe tiparet autoritare të udhëheqjes politike mbetet thelbësor. Në…
Fitorja e aleancës studentore në Serbi më 25 tetor 2026 ishte një dëshmi e re se serbët e grekët, përgjithësisht popujt e tjerë, kanë patriotizëm e nacionalizëm me zemra, bindje, vepra, vota…! Ndërsa tek ne, shumica e popullit…
Humbja e partisë së Aleksandër Vuçiqit në Serbi pas 14 vitesh në pushtet, është e mirëseardhur. Nuk do të thotë se pritet shumë ndoshta edhe nga Lista Studentore, por kjo mbetet të shihet. Mendja më thotë se duhet të…
Sa herë që Austria feston Ditën e saj Kombëtare, më vjen ndërmend Princi Eugen, ai që e mbrojti këtë vend të bukur dhe vetë civilizimin europian. Ashtu siç bëri më parë Gjergj Kastrioti, "Athleta Christi",…
Me qeverisjen dhe udhëheqjen e tanishme, Kosova nuk mund të integrohet në Bashkimin Europian dhe as të anëtarësohet në NATO. Kjo ndodh sepse, me njerëz që trurin e tyre e kanë të lidhur me ideologjinë islamike dhe shohin ëndrra…
Rënia e Aleksandar Vuçiqit pas 14 vjetësh në pushtet u prit me lehtësim në shumë kryeqytete të rajonit. Por për shqiptarët – si për ata të Luginës së Preshevës, ashtu edhe për Kosovën – pyetja nuk…
Serbia hyri natën e së dielës në një epokë të re politike. Pas 14 vjetësh pushtet të pandërprerë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke ia…
Më 24 tetor, dita e dymbëdhjetë e protestës studentore në Tiranë u mbyll me 23 persona që kërkuan ndihmë mjekësore: trembëdhjetë protestues, gjashtë policë, tre gazetarë dhe një deputet. Një i ri u operua…
Humbja e atdhetarit Osman Osmani, birit të Kosovës dhe të kombit shqiptar, nga Morina e Gjakovës, është e thellë dhe e dhimbshme, veçanërisht për ata prej nesh që patën fatin ta njihnin personalisht, të punonin me të dhe ta…
Një ditë para se të përballej me votuesit e vet, Aleksandar Vuçiqi gjeti kohë të mbronte Edi Ramën nga protestuesit në Tiranë. Kjo nuk ishte rastësi. Për më shumë se një dekadë, kryeministri shqiptar dhe lideri serb…
Në kuadrin e operacionit të OKB-së “Alba”, Turqia kishte dislokuar në Zall-Herr, Shqipëri, 900 trupa. Zonat e veprimit ishin në mbrojtje të aeroportit të Rinasit, të zonës perëndimore të Tiranës dhe të aksit rrugor…
Edi Rama, pushteti nuk është pronë private dhe Shqipëria nuk është pronë e askujt. Karriget e pushtetit mund të duken të përjetshme për ata që janë ulur gjatë në to, por historia ka treguar se asnjë pushtet nuk…
Të shtunën, Tirana përjetoi ditën më të rëndë të protestave që nga mesi i tetorit. Ministria e Shëndetësisë raportoi 13 të lënduar: protestues, disa prej tyre me dëmtime në sy, policë, dy gazetarë dhe…
Sot, Erjon Vishkulli është fytyra e vërtetë kurajoze dhe frymëzuese e djalërisë shqiptare, që nuk pranon të heshtë edhe kur përballet me jetën nga një rregjim autokrat, represiv dhe gjakatar, si kjo e një sundimtari patologjik,…
Revolta masive dhe protestat studentore kanë treguar se zgjedhjet parlamentare të së dielës mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Serbisë. Sipas analistëve serbë, ekziston një forcë e re politike, e përfaqësuar nga…
Serbia voton nesër, më 25 tetor, në zgjedhje të parakohshme parlamentare që mund ta trondisin pushtetin katërmbëdhjetëvjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Për herë të parë pas shumë vitesh, rezultati nuk dihet…
Edhe Josip Broz Tito, një nga udhëheqësit më të njohur komunistë të shekullit XX, e kuptonte rëndësinë e rinisë dhe rolin e saj për të ardhmen e ish RSFJ-së. Ky gjatë protestave studentore të vitit 1968, e pati pranuar…
1. Hyrje Historia e albanologjisë evropiane dëshmon se zhvillimi i studimeve shqiptare është ndërtuar në një dialog të vazhdueshëm ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe atyre të huaj. Nga Johann Georg von Hahn, Gustav Meyer dhe Norbert Jokl…
Universiteti i Tiranës, i themeluar më 1957, ka një histori të rëndësishme në zhvillimin e arsimit dhe të shkencës shqiptare. Për shumë dekada, ai ka formuar specialistë, studiues dhe personalitete që kanë kontribuar në…
Ka pamje që të tronditin, skena që të lëndojnë shpirtërisht dhe momente që të bëjnë të pyesësh me dhimbje: Ku po shkon Shqipëria dhe çfarë të ardhmeje po ndërtojmë për brezat që…
Në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Serbi, studentët e mposhtën qeverinë radikal-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit
Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, si ato të 14 majit 2025 në Shqipëri!
Çka po ndodhë me Ligjin për Dhomat e Specializuara!?
Protestat/ Rënia e autokratëve pas Orbanit dhe Vuçiçit, radha e autokratit tjetër: Edi Rama
Një popull i vogël, një krizë e madhe morali
Kur një grua kërkon mbrojtje, por nuk gjen siguri
Kur të gjithë t’i heqin maskat, dhuna ka me u ndie me marre…!
Diskriminimi nis dhe mësohet në shtëpi
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Aktorja e njohur Jennifer Lawrence ka zbuluar se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, pasi ndjeu se trupi i saj nuk ishte…
Këngëtari i njohur britanik Elton John dhe bashkëshorti i tij, David Furnish, janë përfshirë në diskutimet rreth…
