TË FUNDIT

Një person gjobitet me 500 euro në Prizren pasi dogji mbeturinat në hapësirë të hapur

Një person është gjobitur me 500 euro nga Policia e Kosovës, pasi kishte djegur mbeturina në një hapësirë të hapur në lagjen Arbana të Prizrenit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2026, kur zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë patrullimit, kanë hasur personin duke djegur mbeturinat që i kishte mbledhur në fushë.

“Patrulla policore, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka gjobitur kundërvajtësin me 500 euro gjobë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka rikujtuar qytetarët se ndezja e zjarreve në hapësira të hapura paraqet rrezik për përhapjen e zjarrit dhe mund të rrezikojë pronën dhe qytetarët, ndërsa njëkohësisht shkakton ndotje të ambientit.

Sipas Policisë, edhe në rastet kur nga ndezja e zjarrit nuk dëmtohet prona apo nuk rrezikohen qytetarët, ky veprim konsiderohet kundërvajtje dhe ndaj personave përgjegjës do të ndërmerren masa në përputhje me ligjet në fuqi. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *