TË FUNDIT

Një foshnjë dymuajshe vdes në Emergjencën e Gjilanit, policia nis hetimet

Një foshnjë ka ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se foshnja dymuajshe, e cila ishte sjell në spital për tretman mjekësor ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Ndërsa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimt.

“Gjilan 14.10.2026-12:15. Nga Emergjenca e spitalit është raportuar se është sjell për trajtim mjekësor foshnja (dymuajshe), e cila më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *