TË FUNDIT

Nis rregullimi i udhëkryqit “Nëna Terezë” në Mitrovicë, parashihen semaforë të rinj

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rikonstruktimin e udhëkryqit te rruga “Nëna Terezë”, ku sipas tij, ndër vite kanë ndodhur aksidente të rënda dhe janë shfaqur vështirësi në qarkullimin e trafikut.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka bërë të ditur se projekti përfshin rikonstruktimin e tërësishëm të udhëkryqit, vendosjen e semaforëve dhe sinjalistikës përcjellëse rrugore.

Sipas tij, ndërhyrjet synojnë të lehtësojnë qarkullimin dhe të rrisin sigurinë për pjesëmarrësit në trafik.

“Me rregullimin e tij do të ketë qasje më të lehtë, siguri e lëvizje më të lirë”, ka shkruar Peci.

Ai ka theksuar se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është pjesë e angazhimit të komunës për funksionalizimin e qytetit. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *