Nis pjesa e dytë, Kosovë 0-0 Austri: Dardanët i afrohen golit, austriakët posedimin
Sot, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj fushate në Ligën e Kombeve, duke pritur Austrinë në Prishtinë.
Pas fitores ndaj Irlandës, humbjes në Vjenë dhe barazimit pa gola me Izraelin, “Dardanët” kanë katër pikë dhe kërkojnë një rezultat pozitiv për të mbetur në garën për kreun e grupit.
Austria vjen si lidere e Grupit B3 me shtatë pikë, por pas barazimit 2-2 ndaj Irlandës, ndërsa një humbje në Prishtinë do ta hapte grupin për pozitat në krye.
Për Kosovën, kjo është mundësia për të korrigjuar humbjen 3-1 në Vjenë dhe për të bërë një hap të madh drejt objektivit të saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Telegrafi iu mban të informuar për çdo gjë rreth kësaj ndeshje.
04/10/2026 19:04- Nis pjesa e dytë
46′ Kosova luan me topin.
04/10/2026 18:48- Mbyllet pjesa e parë
04/10/2026 18:43- Çfarë rasti
42′ Gabim në mbrojtjen e Austrisë, Muriqi del i vetëm me portierin, por në tentim për ta kaluar, portieri ndal aksionin
04/10/2026 18:10- Veldin Hoxha rrezikon për herë të parë portën e Austrisë
8’ – Kosova ka krijuar një aksion të bukur, që nisi nga Edon Zhegrova, te Mërgim Vojvoda pastaj te Dion Gallapeni, me këtë të fundit që ia dhuroi Veldin Hoxhës, megjithatë ky i fundit dështoi ta finalizojë.
04/10/2026 18:07- “Ëndërrojmë, vuajmë dhe e arrijmë”, “Dardanët” me baner të veçantë para përballjes me Austrinë
04/10/2026 18:06- Dardanët falënderojnë Valon Berishën dhe Fidan Alitin
Tifozët e Kosovës “Dardanët” kanë shfaqur edhe banerin ndaj dy legjendave Valon Berisha dhe Fidan Aliti, të cilët u pensionuan para se të nisë ky edicion i Ligës së Kombeve.
“Falemiderit për gjithçka, Fidan Aliti dhe Valon Berisha”, thuhet ndër të tjera.
04/10/2026 18:02- 1′ Nis ndeshja
Ka nisur përballja mes Kosovës dhe Austrisë që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
04/10/2026 18:00- Valon Berisha me fjalë emocionale: Nuk ka ndjenjë më të madhe se të luash për Kosovën
Mesfushori Valon Berisha iu ka bërë thirrjeve yjeve shqiptarë që të vijnë të luajnë për Kosovën.
Ai për “Klan Kosova” ka komentuar vendimin që mori një dekadë më parë për të luajtur për Kosovën.
“Një vendim emocional. Kam dhënë shpirtin për Kombëtaren time, fillimisht e kam pasur nderin dhe privilegjin që të luaj. Kosova është e shenjtë, duhet të japësh maksimumin që të luash për vendin tënd. Jam shumë krenar për këto 10 vite, por vendim i vështirë”.
04/10/2026 17:36- Para se të nisë përballja, FFK zhvillon ceremoninë përshëndetëse të Valon Berishës
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se para se të nisë përballja do të zhvillohet ceremonia përshëndetëse e mesfushorit Valon Berisha.
Ylli i Zurichut njoftoi pensionimin në nivelin ndërkombëtar ndërsa mbetet një nga legjendat e Kosovës, duke e pranuar fanellën dardane dhe atë kohë u largua nga Norvegjia.
04/10/2026 17:20- Dy ekipet në fushë për nxehje
04/10/2026 17:17- 3-4-3 me top, 5-4-1 pa top: Si mund të funksionojë plani i Fodës ndaj Austrisë
3-4-3 me top, 5-4-1 pa top: Si mund të funksionojë plani i Fodës ndaj Austrisë
Franco Foda i ka besuar një formacioni 3-4-3 për ndeshjen ndaj Austrisë, me Amir Saipin në portë, Ron Raçin, Lumbardh Dellovën dhe Ilir Krasniqin në qendër të mbrojtjes, Mërgim Vojvodën e Dion Gallapenin në krahë, Leon Avdullahun dhe Veldin Hoxhën në mesfushë, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.
Në pamje të parë, ky është një formacion mjaft ofensiv, pasi Kosova vendos në fushë njëkohësisht Zhegrovën, Zabërgjën dhe Muriqin, por mënyra se si do të sillet skuadra pa top mund ta bëjë këtë skemë shumë më të balancuar.
04/10/2026 17:16 –Ermal Krasniqi me plot optimizëm: Mund të luftojmë për vendin e parë
Ermal Krasniqi me plot optimizëm: Mund të luftojmë për vendin e parë, duam rezultat pozitiv ndaj Austrisë
Ermal Krasniqi beson se Kosova ka cilësinë për ta mposhtur Austrinë në ndeshjen që zhvillohet sonte nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke synuar më pas edhe vendin e parë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.
Sulmuesi i Kosovës e ka vlerësuar përballjen me Austrinë si një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij edicioni, ndërsa ka thënë se skuadra është përgatitur maksimalisht për këtë takim.
“Lirisht mund të luftojmë për vendin e parë. E kemi përgatitur në maksimum ndeshjen dhe besoj se nuk do t’i përsërisim gabimet që i bëmë në ndeshjen e parë me Austrinë. Shpresoj se do t’i qasemi më mirë dhe të arrijmë rezultat pozitiv”.
04/10/2026 17:15- Formacionet zyrtare, Kosovë – Austri
Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë ‘hakmarrjen’ ndaj Austrisë si dhe të mbajë shpresat gjallë për vendin e parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi Franco Foda sërish ka vendosur një sistem ndryshe, me një formacion mjaft ofensivë, ku sulmi është i ndërtuar nga Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.
04/10/2026 16:24- Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës
Juventusi edhe të dielën ka shkruar për Edon Zhegrovën, duke i uruar fat me Kosovën në ndeshjen kundër Austrisë.
“I urojmë shumë fat Edon Zhegrovës në ndeshjen e Kosovës kundër Austrisë”, shkruan në njoftimin e Juventusit.
Kosova – Austria luhet sonte nga ora 18:00 dhe i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
04/10/2026 15:35- Fanellat e kaltërta presin Dardanët në zhveshtore
Në zhveshtoren e Kosovës gjithçka është gati për ndeshjen ndaj Austrisë.
Fanellat e kaltërta të Dardanëve janë vendosur në zhveshtore, duke pritur futbollistët që sonte do të zbresin në fushën e “Fadil Vokrrit” për një tjetër përballje të rëndësishme.
Atmosfera po merr gjithnjë e më shumë formën e ndeshjes, ndërsa futbollistët e Franco Fodës do të synojnë që para tifozëve të tyre të tregojnë një tjetër fytyrë pas barazimit 0-0 ndaj Izraelit.
Tashmë kanë mbetur vetëm pak çaste deri në momentin kur Dardanët do të dalin në fushë, të veshur me fanellat e kaltërta, për përballjen ndaj Austrisë.
04/10/2026 15:34- Gjithçka gati në “Fadil Vokrri”
Gjithçka është gati në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen mes Kosovës dhe Austrisë, e cila zhvillohet sonte nga ora 18:00 në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pak para fillimit të sfidës, “Fadil Vokrri” ka marrë pamjen e një stadiumi të gatshëm për ndeshjen e radhës të Dardanëve, ndërsa edhe terreni është përgatitur për këtë përballje.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe një video nga stadiumi, ku shihen pamjet e fushës dhe përgatitjet e fundit para sfidës. Në pamjet e publikuara nga FFK-ja, terreni shihet në gjendje të mirë dhe gati për ndeshjen.
Kosova dhe Austria do të përballen sonte në një sfidë të rëndësishme për vazhdimin e Ligës së Kombeve, me Dardanët që kërkojnë rezultat pozitiv para tifozëve të tyre.
04/10/2026 12:09-Kosovë-Austri, krahasimi i madh: Vlera, renditja në FIFA dhe 10 ndeshjet e fundit
Kosova dhe Austria përballen sonte (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një duel ku përveç rëndësisë sportive, dallimet mes dy përfaqësueseve shihen edhe në vlerën e skuadrave, renditjen botërore dhe formën e tyre të fundit.
Kosova dhe Austria zbresin në fushë nga ora 18:00, me të dyja përfaqësueset që kërkojnë fitoren e dytë në këtë kampanjë të Ligës së Kombeve. Kosova e nisi me fitore ndaj Irlandës, ndërsa Austria triumfoi ndaj Izraelit.
04/10/2026 12:07-Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”
Kombëtarja e Kosovës sonte do të jetë nikoqire e Austrisë, në kuadër të raundit të katërt të Ligës së Kombeve, në një sfidë që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Telegrafi beson se për këtë përballje përzgjedhësi Franco Foda do t’i qëndrojë besnik skemës 3-5-2, por pritet të ketë disa ndryshime në përbërje në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Izraelit.
04/10/2026 12:06-Tre titullarë ndaj Izraelit mbesin jashtë për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë
Kosova do të ketë disa ndryshime në formacion për përballjen e sotme ndaj Austrisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me synimin për të vazhduar me rezultate pozitive në shtëpi.
Përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur të mos startojë me tre futbollistë që ishin titullarë në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Izraelit.
04/10/2026 12:05-“Dardanët” shkëlqejnë në shtëpi: Shifrat e Kosovës në “Fadil Vokrri” janë mbresëlënëse
Kosova është shndërruar në një kundërshtar shumë të vështirë kur luan para tifozëve të saj, ndërsa statistikat e 13 ndeshjeve të fundit në shtëpi e dëshmojnë më së miri këtë.
Në 13 ndeshjet e fundit të zhvilluara në shtëpi, “Dardanët” kanë regjistruar 9 fitore, 2 barazime dhe vetëm 2 humbje, një bilanc që tregon qartë forcën e ekipit të Franco Fodës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
04/10/2026 12:02-Dita e ndeshjes, Kosova kërkon fitore ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”
Kosova sot, e diel, do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli në Ligën e Kombeve, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” pret Austrinë.
Takimi do të zhvillohet nga ora 18:00, në një stadium që pritet të jetë i mbushur nga tifozët kosovarë, të cilët do të kërkojnë të shtyjnë Dardanët drejt një rezultati pozitiv.
04/10/2026 03:11- António Nobre, gjyqtari portugez që do të ndajë drejtësinë në Kosovë–Austri
António Nobre do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, që zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.
UEFA ka caktuar një ekip tërësisht portugez për këtë përballje, me Nélson Pereira dhe Paulo Brás si asistentë, Miguel Nogueira si gjyqtar të katërt, ndërsa André Narciso dhe Fábio Oliveira Melo do të jenë përgjegjës për VAR-in.
04/10/2026 03:06- Luajnë së bashku te Hoffenheimi, ylli i Austrisë flet për Asllanin, Avdullahun dhe Hajdarin
Luajnë së bashku te Hoffenheimi, ylli i Austrisë flet për Asllanin, Avdullahun dhe Hajdarin
Sulmuesi anësor i Austrisë, Patrick Wimmer, ka folur para përballjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, duke u ndalur në veçanti te dy bashkëlojtarët e tij te Hoffenheimi, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.
Wimmer, i cili i njeh nga afër të dy futbollistët kosovarë, u pyet për përshtypjet që ka krijuar për ta gjatë javëve të fundit në klubin gjerman.
04/10/2026 03:05- Muriqi me përgjigje të fortë për ankesat e Rangnick
Përzgjedhësi austriak Ralf Rangnick, kishte deklaruar se ka kohë që nuk është stërvitur në një fushë më të keqe sesa ajo e ‘Fadil Vokrrit’.
Për këtë pati një kundërpërgjigje kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi i cili tha se sipas tij ky është vetëm një arysetim nga ana e kundërshtarit para fillimit të ndeshjes.
“Siç tha trajneri, fusha është njëjtë për të dy palët, kështu që këtu kanë ardhur edhe kombëtare tjera si Suedia, Zvicra, Irlanda para një jave dhe asnjëra nuk është ankuar prej fushës”.
“Kjo nuk do të thotë që fushën e kemi mirë, por po më duket më shumë si arsye e përgatitur për pas ndeshjes dhe po shpresoj që është ashtu”, ka thënë Muriqi.
04/10/2026 02:56- Kosova pasditen e së shtunës kreu përgatitjet e fundit – Vedat Muriqi stërviti me ekipin
04/10/2026 02:55- “Është e njëjtë për të dyja ekipet”, Foda i përgjigjet Rangnickut për fushën
“Është e njëjtë për të dyja ekipet”, Foda i përgjigjet Rangnickut për fushën
Franco Foda ka reaguar ndaj kritikave të Ralf Rangnickut për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke thënë se kushtet janë të njëjta për të dyja skuadrat.
Përzgjedhësi i Kosovës është pyetur në konferencën për shtyp për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi homologu i tij nga Austria, Ralf Rangnick, ishte ankuar më herët për kushtet e terrenit.
Foda e ka pranuar se fusha nuk është në gjendjen më të mirë, por ka theksuar se kjo nuk përbën avantazh apo disavantazh për asnjërën prej skuadrave.
04/10/2026 02:53- Franco Foda: Jemi të përgatitur për Austrinë
Franco Foda: Jemi të përgatitur për Austrinë
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Austrisë, duke vlerësuar përmirësimet e skuadrës dhe duke paralajmëruar një përballje intensive.
Foda ka folur për problemet që Kosova kishte në përballjen e kaluar me Austrinë, ndërsa ka theksuar se skuadra ka treguar përmirësim në aspektin defensiv në ndeshjen ndaj Izraelit.
04/10/2026 02:51- Vedat Muriqi i gatshëm ndaj Austrisë
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka konfirmuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme (e diel) ndaj Austrisë, duke sqaruar edhe shqetësimin fizik që pati pas ndeshjes së kaluar.
Muriqi shpjegoi se shqetësimi lidhet me një lëndim që kishte pësuar rreth një muaj më parë te klubi i tij dhe me ngarkesat që mund të shfaqen gjatë rikuperimit dhe përshtatjes së muskulit.
“Pata një shqetësim pas ndeshjes me Austrinë, pasi para një 1 muaji u pata lënduar me klub edhe derisa adaptohet muskuli ka me pas ngarkesa pas ndërrimit të fushës. Sot do bëj stërvitje dhe nesër do të jem gati”, ka thënë Muriqi në konferencë.
Kështu, Muriqi pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit të Kosovës për përballjen e nesërme ndaj Austrisë, me sulmuesin që ka konfirmuar gatishmërinë e tij për këtë takim.
04/10/2026 02:49- Wimmer: Nesër duam të fitojmë, jemi përgatitur maksimalisht për Kosovën
Patrick Wimmer ka folur para ndeshjes ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve, duke vlerësuar përgatitjet e Austrisë dhe duke veçuar disa prej futbollistëve kosovarë që i njeh nga afër.
Në konferencën për shtyp para përballjes me Kosovën, ka folur edhe Patrick Wimmer, një prej futbollistëve të rëndësishëm të Austrisë.
Wimmer ka thënë se atmosfera në kampin austriak është e mirë, ndërsa ka pranuar se rezultati i fundit ndaj Irlandës nuk ishte ai që skuadra kishte synuar.
04/10/2026 02:44- Rangnick kërkon fitoren në Prishtinë: Austria synon tri pikët ndaj Kosovës
Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se skuadra e tij udhëton në Prishtinë me synimin për të marrë tri pikët ndaj Kosovës në ndeshjen e katërt të grupit në Ligën e Kombeve.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës, përzgjedhësi i Austrisë ka folur për pritshmëritë e skuadrës së tij dhe mënyrën se si e sheh përballjen në Prishtinë të dielën nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri.
Rangnick ka theksuar se Austria duhet të jetë e durueshme gjatë ndeshjes dhe se ekipi i tij nuk dëshiron të largohet pa pikë nga Prishtina.
04/10/2026 02:42- Ragnick ankohet në fushën e “Fadil Vokrrit” para ndeshjes ndaj Kosovës
Përzgjedhësi i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, u ankua për gjendjen e fushës në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë një ditë para ndeshjes së katërt të Ligës së Kombeve ndaj Kosovës.
Kosova e pret Austrinë të dielën nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri” dhe sot (e shtunë), trajneri Ragnick ka folur në konferencë për këtë ndeshje.
04/10/2026 02:38- Cili është ndikimi i diasporës në grumbullimin e fundit të Kombëtares së Kosovës?
Diaspora vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në formimin e Kombëtares së Kosovës, gjë që vërehet edhe në listën e fundit të përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Nga 27 futbollistët e grumbulluar për ndeshjet e këtij cikli, 12 prej tyre janë të lindur jashtë Kosovës. Bëhet fjalë për lojtarë të lindur kryesisht në Zvicër, Gjermani dhe Austri, të cilët sot përfaqësojnë “Dardanët”.
04/10/2026 02:28- “Një copë betoni në Prishtinë” – gazeta austriake vjen me një rrëfim interesant para përballjes ndaj Kosovës
Gazeta austriake “Der Standard” i ka kushtuar një shkrim të veçantë stadiumit “Fadil Vokrri” dhe historisë së futbollit kosovar, në prag të përballjes Kosovë–Austri të dielën, më 4 tetor, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përmes katër ndeshjeve historike, mediumi austriak tregon se si ky stadium është bërë pjesë e rëndësishme e historisë sportive dhe shoqërore të Kosovës.
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë nuk është një “xhevahir” në kuptimin tradicional. Është një strukturë ovale me pistë vrapimi dhe kapacitet prej pak më pak se 14 mijë vendesh. Megjithatë, sipas “Der Standard”, ai mishëron një pjesë të rëndësishme të historisë së futbollit kosovar, përcjell Telegrafi.
04/10/2026 02:27- Rezultatet e Kosovës në këtë kampanjë
Kosova ndaj Austrisë
FOTO: Brahim Nura
Rezultatet e Kosovës në Ligën e Kombeve 2026/27, Grupi B3, deri para ndeshjes së sotme:
- 🇽🇰 Kosovë 1–0 Irlandë – 24 shtator
- 🇦🇹 Austri 3–1 Kosovë – 27 shtator
- 🇮🇱 Izrael 0–0 Kosovë – 1 tetor
Bilanci: 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje – 4 pikë, me 2 gola të shënuar dhe 3 të pranuar.
04/10/2026 02:24- Situata e grupit të Kosovës
Austria kryeson grupin me 7 pikë, pas dy fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje.
Kosova renditet e dyta me 4 pikë, ndërsa edhe Irlanda ka 4 pikë dhe Izraeli 1 pikë.
Fitorja sonte do ta afronte Kosovën ndjeshëm me Austrinë në garën për kreun e grupit.
