LAJME PLUS

Ngjarje shokuese sapo ndodhi, aksident i rende i autobusit me kamionin ne Peje

Dhjetë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut që ndodhi sot në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion, ndërsa Policia është njoftuar për rastin rreth orës 14:05.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se në mesin e të lënduarve është edhe shoferi i autobusit.

“Rreth orës 14:05 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion.

Përveç dëmeve materiale, sipas informacioneve të deritanishme, trajtim mjekësor kanë kërkuar shoferi i autobusit dhe nëntë persona të tjerë.Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke u marrë me rastin”, ka thënë Elezaj./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *