Nga Vatikani në kabinën e helikopterit ushtarak – Papa Leo tërheq vëmendjen me këto pamje
Papa Leo XIV është filmuar në kabinën e pilotimit të një helikopteri ushtarak të Forcave Ajrore të Perusë, gjatë vizitës së tij në këtë vend të Amerikës Latine.
Pamjet tregojnë kreun e Kishës Katolike pranë pilotëve të helikopterit MI-17, me të cilin udhëtoi më 14 nëntor nga qyteti Chiclayo drejt Santa Cruz de Succhabamba, në rajonin e Cajamarcas.
Pope Leo XIV joins pilots in the cockpit of a Peruvian Air Force helicopter. So cool. https://t.co/dSBG3NehBe — CatholicVote (@CatholicVote) November 15, 2026
Gjatë udhëtimit, Papa pati mundësinë të njihej nga afër me ekuipazhin përgjegjës për fluturimin, ndërsa helikopteri ishte përgatitur posaçërisht nga Forcat Ajrore peruane për transportimin e tij.
Sipas mediave lokale, fluturimi zgjati rreth 40 minuta dhe u realizua pa probleme, në kuadër të masave të sigurisë të organizuara për vizitën papnore.
Në Santa Cruz de Succhabamba, Papa Leoni XIV udhëhoqi një meshë fetare, ku morën pjesë mbi 20 mijë besimtarë.
Kjo zonë ka rëndësi të veçantë për Papën, pasi ai kishte shërbyer më parë si peshkop i Chiclayos dhe kishte vizituar shpesh komunitetet e rajonit.
Pas përfundimit të aktiviteteve fetare, ai u kthye me të njëjtin helikopter në Chiclayo. /Telegrafi/
