POLITIKATË FUNDIT

Nga profesor mbështetës në ministër që refuzon, studentët shprehen të zhgënjyer nga Jeton Shasivari

Studentët në Maqedoni shprehen të zhgënjyer nga takimi me Ministrinë e Drejtësisë, Jeton Shasivari. Fytyrat në këtë fotografi flasin vetë.

"Janë fytyrat e studentëve që sot u larguan të zhgënjyer nga një takim ku shpresonin të gjenin zgjidhje për një të drejtë që e kërkojnë prej kohësh: provimin e jurisprudencës, tërësisht në gjuhën shqipe.

Na vjen keq që këtë përgjigje e marrim nga një ministër shqiptar, i cili dikur, në cilësinë e profesorit, na përkrahte, ndërsa sot, në pozitën e ministrit, nuk e mbështet kërkesën tonë deri në fund.

Na ftuat në zyrë për të na dhënë një propozim që ju thamë paraprakisht se nuk e pranonim. Siç duket, do të na duhet të rikthehemi në rrugë për ta marrë atë që na takon", thuhet në reagimin e studentëve shqiptarë./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *