TË FUNDIT

Nga nesër përkeqësohet moti: Shi, stuhi dhe rënie e temperaturave

Maqedoninë e Veriut nga nesër e pret një ndryshim i ndjeshëm i motit. Sipas parashikimit të UHMR-së, ditët në vijim do të jenë të paqëndrueshme dhe me reshje shiu, ndërsa në disa zona reshjet mund të jenë më të dendura.

Në disa rajone priten procese më intensive, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe bubullima. Në shumë vende priten mbi 20 litra shi për metër katror, ndërsa reshjet më të mëdha parashikohen gjatë së dielës.

Situata do të shoqërohet edhe me ulje të temperaturave. Nga e hëna pritet të forcohet era veriore, ndërsa të martën do të depërtojë ajër më i ftohtë. Në zonat më të larta malore, reshjet e shiut mund të kalojnë në borë.

Edhe Shkupi do të përfshihet nga ndryshimi i motit. Deri në mesin e javës së ardhshme priten vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme, ndërsa në pjesë të luginës mund të ketë reshje më të dendura dhe bubullima të rralla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *