Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit
Një tjetër debat ka tensionuar atmosferën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, ku këtë herë në qendër të vëmendjes u gjendën Akili dhe Fuego.
Dy banorët u përfshinë në një përballje verbale, gjatë së cilës nuk munguan kritikat dhe fjalët e drejtpërdrejta.
Akili ishte ai që i drejtoi disa akuza Fuegos, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si ai po e zhvillon lojën brenda shtëpisë.
Madje, Akili e cilësoi atë si një lojtar të dobët, duke e kritikuar edhe për mënyrën se si, sipas tij, sillet me banoret femra.
“Prej krejt çka kam pa në këtë shpi, ti je super lojtar i dobët. Mu nuk bën me m’paragjyku edhe me m’vu fjalë në gojë që s’i kam thënë. Një lojtar i cili i përdor vajzat, ty duhet me të ardhë turp”, deklaroi Akili gjatë debatit.
Nga ana tjetër, Fuego nuk u pajtua me kritikat e bashkëbanorit dhe zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrë të prerë, duke bërë të qartë se nuk i merr parasysh vlerësimet e tij.
“Unë nuk të marr për bazë hiç, nuk të llogaris”, ishte kundërpërgjigjja e Fuegos.
– YouTube www.youtube.com
Përplasja mes tyre vjen në një moment kur raportet mes banorëve po shoqërohen gjithnjë e më shumë me përplasje dhe qëndrime të kundërta, duke shtuar tensionin në shtëpinë e BBVK 5. /Telegrafi/
