TË FUNDIT

Nga 3 tetori ndryshon loja në dashuri – e kaluara rikthehet aty ku më së paku pritet

Ish-partnerë, ndjenja të vjetra dhe vendime që nuk mund të shtyhen më – deri më 14 nëntor disa marrëdhënie marrin një shans të dytë, ndërsa të tjera mbyllen përfundimisht

Periudha nga 3 tetori deri më 14 nëntor sjell një lëkundje të fuqishme emocionale. Venera, planeti i dashurisë dhe marrëdhënieve, nis lëvizjen e saj retrograde në shenjën pasionante të Akrepit, ndërsa më 26 tetor rikthehet në shenjën e Peshores.

Vetë simbolika e Venerës retrograde lidhet me dashuritë e vjetra, ish-partnerët dhe marrëdhëniet që kërkojnë rikthim ose një analizë përfundimtare. Gjatë kohës që kalon në Akrep, do të sjellë pasion të fortë dhe rigjenerim emocional, ndërsa rikthimi në Peshore sjell kthjelltësi, stabilizim dhe përgjigje për pyetjen nëse rikthimi i një dashurie të vjetër ishte vërtet vendimi i duhur.

Ja çfarë sjell kjo kthesë emocionale për çdo shenjë horoskopi dhe ascendent:

Për Dashët në lidhje, kjo është një periudhë shumë e favorshme që sjell zgjim të pasionit të vjetër dhe freski në marrëdhënie, pa rrezik për ndarje apo grindje. Dashët beqarë do të përjetojnë fillimisht një valë pasioni të fortë dhe më pas mund të hyjnë në një lidhje të bukur dhe të balancuar.

Përveç dashurisë, Venera retrograde në shtëpinë tuaj të tetë sjell edhe zgjidhje të çështjeve financiare: nëse ju i keni borxh dikujt, do ta shlyeni; nëse dikush ju ka borxh juve, prisni kthim parash.

Demi do ta ndiejë këtë ndikim shumë fort, sepse ndodh në shenjën e tij të kundërt, Akrepin. Ata që janë në lidhje do të përjetojnë rikthim të pasionit dhe më shumë stabilitet emocional në përditshmëri.

Për Demat beqarë ka shumë gjasa që një dashuri e vjetër të rikthehet përmes punës ose të ndodhë pajtim me dikë me të cilin kanë ndërprerë kontaktet gjatë dy muajve të fundit.

Venera retrograde hyn drejtpërdrejt në fushën tuaj të dashurisë. Kthesat më të rëndësishme priten në periudhën nga 26 tetori deri më 14 nëntor.

Nëse ende mallëngjeheni për një dashuri të vjetër, pajtimi që mund të ndodhë tani ka potencial të jetë cilësor dhe afatgjatë. Personi që rikthehet mund të jetë vërtet i duhuri për ju.

Binjakët në lidhje mund të presin biseda të bukura, rishikim të marrëdhënies dhe rikujtim të momenteve të vjetra pa tensione të mëdha.

Gaforret që janë në lidhje mund të ndiejnë në fillim të tetorit xhelozi dhe ankth që buron nga e kaluara. Megjithatë, nga fundi i muajit vjen qetësi e plotë dhe madje mund të hapet tema e bashkëjetesës.

Gaforret beqare do të kenë më shumë adhurues nga e kaluara, madje ndoshta edhe dy persona njëherësh, por jo secili prej këtyre rikthimeve duket i përshtatshëm për një lidhje serioze. Disa prej tyre mund të shfaqen vetëm për të mbyllur një kapitull të vjetër emocional.

Luaneve beqarë do t’u rikthehen dashuri të vjetra, por kryesisht për komunikim kalimtar dhe për t’ju dhënë një mësim, që t’i hiqni “syzet rozë”. Nga këto rikthime nuk priten lidhje afatgjata.

Nga ana tjetër, Luanët në lidhje hyjnë në një periudhë shumë të mirë. Nëse më parë keni menduar për bashkëjetesë, por e keni shtyrë, tani mund të jetë momenti për ta rihapur këtë temë.

Për Virgjëreshat beqare, Venera retrograde në shtëpinë e dytë dhe të tretë sjell argëtim, flirt, hedonizëm dhe pasion me persona nga e kaluara, por pa konkretizim të domosdoshëm në një lidhje serioze.

Virgjëreshat në lidhje, përkundrazi, mund të përjetojnë ngritje të marrëdhënies në një nivel më të lartë, komunikim shumë të mirë me partnerin dhe realizim të planeve të përbashkëta.

Peshoret beqare i pret një “sulm” i vërtetë nga ish-partnerët – mund t’ju shkruajnë ish-të dashurit, admiruesit e dikurshëm dhe simpatitë e vjetra.

Në periudhën mes 23 tetorit dhe 14 nëntorit mund të merrni një vendim të rëndësishëm se kujt do t’i jepni një shans të dytë. Ky zgjedhim mund të çojë drejt një lidhjeje më të qëndrueshme.

Peshoret në lidhje do të kënaqen me ringjalljen e emocioneve, pasionit, planeve për udhëtime dhe të ardhmes së përbashkët.

Ndërsa Venera qëndron në shenjën tuaj, do të jeni veçanërisht tërheqës dhe karizmatikë. Akrepat beqarë mund të kenë shumë flirt, por kur Venera të kalojë në Peshore, mund të kuptojnë se jo çdo njohje është e përshtatshme për diçka serioze.

Për ata që janë në lidhje këshillohet kujdes: deri më 23 tetor gjithçka mund të funksionojë mirë, por nga ajo datë deri më 14 nëntor mund të shfaqen keqkuptime dhe debate të vjetra. Më mirë është të shmangen vendimet e nxituara dhe konfliktet e panevojshme.

Shigjetarëve beqarë dashuria e vjetër mund t’u rikthehet përmes miqve ose rrjeteve sociale. Periudha nga 23 tetori deri më 14 nëntor mund të sjellë një afrim të rëndësishëm me një person nga e kaluara.

Shigjetarët në lidhje mund të presin momente shumë të bukura, udhëtime dhe forcim të marrëdhënies me partnerin.

Bricjapëve beqarë mund t’u rikthehet një person për të cilin kanë mall prej kohësh. E kaluara troket në derë, por kësaj radhe marrëdhënia mund të vazhdojë mbi baza të reja dhe më të shëndetshme.

Bricjapët në lidhje, të cilët për shkak të punës e kanë lënë partnerin pak pas dore, mund të rikthejnë pasionin dhe romancën. Xhelozia kalimtare në fillim të tetorit është e mundur, por pas 23 tetorit pritet më shumë qetësi dhe stabilitet.

Për Ujorët beqarë, periudha mes 3 tetorit dhe 14 nëntorit mund të sjellë rikthimin e një personi që ka pasur rëndësi të madhe emocionale në të kaluarën.

Edhe për Ujorët në lidhje, Venera retrograde mund të sjellë ngjarje me peshë, stabilizim të marrëdhënies dhe më shumë plane për të ardhmen e përbashkët.

Për Peshqit kjo është një periudhë transformimi emocional dhe pasioni. Peshqve beqarë mund t’u rikthehet një dashuri e madhe nga e kaluara – gjithçka mund të nisë me pasion të fortë, por më pas të marrë një drejtim më serioz.

Peshqit në lidhje mund ta çojnë marrëdhënien në një nivel tjetër, me plane më konkrete për të ardhmen, fejesë apo martesë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *