Netflix blen të drejtat për Kupën e Botës 2030, do të transmetojë të gjitha ndeshjet e turneut
Shërbimi i transmetimit Netflix ka blerë të drejtat ekskluzive televizive në Spanjë dhe Andorrë për të transferuar Kupën e Botës të vitit 2030.
Agjencia spanjolle EFE ka raportuar gjatë ditës së sotme (e martë) se Netflix do të transmetojë drejtpërdrejt të 104 ndeshjet e turneut, i cili organizohet bashkërisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku.
Siç është njoftuar, spektatorët në Spanjë nuk do të duhet të paguajnë një abonim për të gjitha ndeshjet. Sipas një deklarate të publikuar nga EFE, një ndeshje në çdo ditë gare do të jetë në dispozicion falas.
Netflix has secured the rights in Spain to broadcast the men’s World Cup in 2030, which is being jointly hosted by Morocco, Spain and Portugal.More from @Dan_Sheldon_ & @PJBuckingham https://t.co/upfk6qsPMj — The Athletic | Football (@TheAthleticFC) October 13, 2026
Netflix do të ofrojë gjithashtu një paketë që përfshin të gjitha ndeshjet e Spanjës, si gjysmëfinalet ashtu edhe finalen, për një transmetues kombëtar spanjoll me sinjal të hapur. Se për cilin televizion bëhet fjalë, Netflix do ta njoftojë më vonë.
Vlera e kontratës nuk u zbulua.
“Pak ngjarje i bashkojnë njerëzit si Kupa e Botës”, ka thënë Bela Bajaria, drejtoreshë e përmbajtjes në Netflix.
“Ky do të jetë një edicion shumë i veçantë i turneut", tha Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström.
Netflix tashmë ka të drejtat për Kupën e Botës për Femra të viteve 2027 dhe 2031 në SHBA dhe Kanada, dhe sipas The Athletic, kjo është marrëveshja e parë për garën e Kupës së Botës për meshkuj. /Telegrafi/
