TË FUNDIT

Nëntë të arrestuar për mashtrim përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq

Nëntë persona, shtatë meshkuj dhe dy femra, janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq.

Sipas njoftimit të policisë, gjashtë nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa tre të tjerë shtetas të Gjermanisë.

Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë përdorur qendrat e thirrjeve për të kontaktuar dhe mashtruar shtetas të huaj. Në pajisjet kompjuterike të tyre janë gjetur të dhëna të personave të huaj.

Gjatë kontrollit të katër lokacioneve, policia ka gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuterë, pesë telefona celularë, 12 memorje të jashtme (HDD), një veturë, një armë me gjashtë fishekë, 850 euro dhe 100 franga zvicerane. “MASHTRIM/ Prishtinë – Obiliq 23.10.2026 – 11:00. Janë arrestuar 7 meshkuj dhe 2 femra, 6 prej tyre kosovarë dhe 3 shtetas të Gjermanisë, të cilët në bashkëveprim me njëri-tjetrin përmes qendrave të thirrjeve kanë zhvilluar aktivitet kriminal. Të dyshuarit në pajisjet e tyre kompjuterike kanë poseduar të dhëna të shtetasve të huaj të cilët i kanë kontaktuar dhe mashtruar. Janë kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuter, 5 telefona celular, 12 memorje (HDD) external, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, 850 euro dhe 100 franga zvicerane. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *