Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e rrugës Skënderaj – Klinë e Epërme, investimi mbi 751 mijë euro
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për rehabilitimin e rrugës rajonale R102, në segmentin Skënderaj – Klinë e Epërme.
Sipas Bashës, projekti përfshin rehabilitimin e një segmenti rrugor me gjatësi prej 1.8 kilometrash, ndërsa vlera e investimit është 751 mijë e 570 euro e 95 centë.
Ministri ka bërë të ditur se dëmtimet e kësaj rruge u kanë shkaktuar vështirësi të vazhdueshme banorëve, duke theksuar se rehabilitimi synon të rrisë sigurinë në trafik dhe të përmirësojë kushtet për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Afati i paraparë për përfundimin e punimeve është 35 ditë kalendarike. Sipas Bashës, do të angazhohen që punimet të realizohen me cilësi dhe brenda afatit të përcaktuar në kontratë.
Përmes këtij investimi synohet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe lehtësimi i qarkullimit për banorët e kësaj zone. /Telegrafi/
