“Nënshkrimet s’ishin për Vjosën” – Halil Geci reagon ashpër ndaj Lumir Abdixhikut: O nuk mbahet shpija me rrena e me dyftyrësi
Deklaratat e deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, lidhur me çështjen e nënshkrimeve për kandidatin për president, kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike në Kosovë.
Pas deklaratës së Shalës se “nënshkrimet kanë qenë për kandidatin e LDK-së për president dhe jo për emrin e Vjosa Osmani”, kanë reaguar figura të ndryshme politike dhe publike.
Veprimtari Halil Geci ka akuzuar drejtues të LDK-së për, siç është shprehur ai, “gënjeshtra dhe dyftyrësi”. Në një postim në Facebook, Geci ka deklaruar se çështja e nënshkrimeve është përdorur për manipulim politik.
Postim i plotë:
EKIPA E GËNJESHTARËVE DHE DYFTYRËSISË – NUK MBAHET SHTËPIA ME RRENA!
Ky ishte qëllimi kur Dada Lume i tregonte 15 nënshkrimet dhe thoshte: “Ja ku janë nënshkrimet”, por nuk tregonte për kë ishin. Akademiku Shala ua hodhi poshtë gënjeshtrat dhe sqaroi se nënshkrimet ekzistonin, por jo për Vjosën.
O nuk mbahet shpija me rrena e me dyftyrësi.
