Në Obiliq vendosen tabelat vetëdijesuese në lokacionet ku kishte deponi ilegale
Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Obiliqit ka njoftuar se ka vendosur tabela vetëdijesuese në lokacionet ku më parë kanë ekzistuar deponi ilegale të mbeturinave.
Sipas njoftimit, ky aktivitet ka për qëllim parandalimin e hedhjes së mbeturinave dhe ruajtjen e hapësirave të pastruara, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët.
Po ashtu, përmes kësaj nisme synohet të rritet vetëdijesimi i qytetarëve dhe të promovohet përgjegjësia e përbashkët për mbrojtjen e mjedisit.
Drejtoria ka bërë të ditur se aktivitetet për ruajtjen e mjedisit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/
