Në krizë totale, Man.United merr vendimin për Michael Carrick
Man.United është mbërthyer nga një krizë totale, me “djajtë e kuq” që e shohin veten në vendin e 16-të në Premier League. Me 7 pikë në 8 javët e para, ekipi i Carrrick është vetëm 1 pikë larg “vijës së kuqe”. Jo vetëm ecuria negative në Angli, edhe në Champions, Man.United është në pozita jo komode me vetëm 3 pikë në 3 ndeshjet e para.
Disfata e fundit 4-1 përballë Como-s vendosi në dyshim të fortë të ardhmen e trajnerit Carrick, por me sa duket drejtuesit e Man.United besojnë ende tek ish mesfushori i tyre. Sipas mediave angleze, Carrick nuk preket, të paktën jo për momentin. Edhe në sfidën ndaj Chelsea-t, Carrick do të jetë në stolin e “djajve të kuq”, me shpresën që ekipi të rikthehet te rezultatet pozitive.
Përballë faktin që vetë Carrick deklaroi se nuk ka ndërmend të jap dorëheqjen, drejtueseve të klubit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm t’i besojnë trajnerin edhe përballë Chelseat. Sigurisht, çdo gjë e ka një limit, edhe Carrick është i vetëdijshëm për këtë, ndaj bluve më 31 tetor kërkohet rezultat pozitive me çdo kusht.
