TË FUNDIT

NË KËTË TOKË

Poezi nga: Mahmoud Darwish Përktheu nga anglishtja (sipas Munir Akashit): Agron Shala

Në këtë tokë, ka çfarë e bën jetën të vlefshme për ta jetuar: rikthimi i prillit, aroma e bukës në agim, mendimet e një gruaje për burrat, shkrimet e Eskilit, fillimi i dashurisë, myshku mbi gurë, nënat që qëndrojnë mbi fijen e një fyelli, dhe frika e pushtuesve nga kujtimet.

Në këtë tokë, ka çfarë e bën jetën të vlefshme për ta jetuar: fundi i shtatorit, një grua që del nga të dyzetat e saj mbushur me kajsi, ora e diellit në burg, retë që shndërrohen në një mori krijesash, këngët e një kombi që përballet me fundin e vet duke buzëqeshur, dhe frika e tiranive nga këngët.

Në këtë tokë, ka çfarë e bën jetën të vlefshme për ta jetuar: në këtë tokë është zonja e tokës, nëna e fillimeve dhe e mbarimeve. Ajo u quajt Palestinë. Ende quhet Palestinë. Zonja ime, unë jam i denjë, sepse ti je zonja ime, jam i denjë për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *