Në gjyqin ndaj Russell Brandit shfaqet një dëshmi tronditëse
Në gjykimin ndaj aktorit britanik, Russell Brand, janë publikuar dëshmi tronditëse të një gruaje që e akuzon atë për përdhunim në një dhomë hoteli në vitin 1999.
Në deklaratën e regjistruar për policinë në shtator të vitit 2023, ajo ka rrëfyer se gjatë incidentit të pretenduar i kishte kërkuar vazhdimisht të ndalonte, duke thënë se kishte dhimbje dhe se ndihej e frikësuar.
Sipas dëshmisë, gruaja e kishte njohur Brandin gjatë një aktiviteti të organizuar në kuadër të një konference politike në Bournemouth.
Ajo tregoi se fillimisht kishin biseduar për punën dhe më pas kishin vazhduar bisedën në dhomën e saj të hotelit.
Aty, sipas pretendimeve të saj, aktori e kishte sulmuar seksualisht, derisa ajo kishte qenë e paaftë të largohej nga situata.
Gruaja deklaroi se pas ngjarjes ishte ndjerë e tronditur dhe për vite me radhë nuk kishte folur për atë që pretendon se kishte përjetuar.
Ajo vendosi t’i drejtohej policisë pasi pa një dokumentar të emisionit 'Dispatches', të publikuar në vitin 2023, ku u ngritën akuza për abuzim seksual ndaj aktorit.
Russell përballet me akuza për tri përdhunime, tri sulme seksuale dhe akte të tjera të pahijshme ndaj gjithsej gjashtë grave, për ngjarje të pretenduara mes viteve 1999 dhe 2009.
Aktori i mohon të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.
Procesi gjyqësor po vazhdon në Gjykatën e Kurorës në Southwark të Londrës, ku po shqyrtohen dëshmitë dhe pretendimet e ngritura ndaj tij. /Telegrafi/
