TË FUNDIT

Ndihmësi i kryeministrit britanik fotografohet duke përdorur ChatGPT për të përgatitur fjalimin

Një ndihmës i kryeministrit britanik, Andy Burnham, është fotografuar duke përdorur ChatGPT për të marrë sugjerime mbi një fjalim të përgatitur për konferencën e Partisë Laburiste në Uells, duke nxitur reagime dhe kritika nga opozita.

Siç raportohet, ndihmësi kishte kërkuar vlerësimin e ChatGPT për një pjesë të fjalimit, ndërsa programi kishte sugjeruar që teksti të bëhej më emocional.

Pas publikimit të fotografisë, Downing Street reagoi duke theksuar se kryeministri i shkruan vetë shumicën e fjalimeve të tij.

“Kryeministri i shkruan vetë shumicën e fjalimeve. Një ndihmës kërkoi sugjerime për një draft që tashmë ishte përgatitur”, deklaroi një zëdhënës i qeverisë.

🚨 NEW: Andy Burnham's aide was spotted using ChatGPT to make his speech more "emotive" while on a train yesterday https://t.co/w4qfHNEtqu — Politics UK (@PolitlcsUK) November 14, 2026

Sipas burimeve të cituara nga mediat britanike, sugjerimet e ChatGPT nuk janë përdorur në versionin përfundimtar të fjalimit.

Megjithatë, fjalimi i mbajtur të shtunën në konferencën e Laburistëve në Llandudno nuk u prit me entuziazëm nga të gjithë.

Gjatë fjalimit, Burnham foli për rëndësinë e industrisë në krijimin e ndjenjës së përkatësisë në komunitetet britanike, duke përmendur minierat, fabrikat, klubet e punëtorëve dhe sindikatat.

Ai kritikoi gjithashtu trashëgiminë politike të ish-kryeministres Margaret Thatcher, duke argumentuar se politikat e viteve 1980 kishin dëmtuar rëndë komunitetet industriale në Britani.

Publikimi i fotografisë nxiti edhe reagime politike.

Kryetari i partisë Reform UK, Lee Anderson, e quajti Burnhamin “AI Andy”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *