Ndërtesa e Qeverisë “vishet” me flamurin e UÇK-së
Në shenjë solidarizimi me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Fotografi nga oborri i Qeverisë së Kosovës ka publikuar asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berita Abazi, që është edhe këshilltare politike e kryeparlamentares Albulena Haxhiu.
Vendosja e flamurit vjen në një kohë kur në Kosovë po zhvillohen aktivitete dhe protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
