TË FUNDIT

“Ndërroni emrin”, Kraki i kundërpërgjigjet PDK-së pas mosvotimit të Çitakut: Ja çka i kujton

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me bllokadën e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke i bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës që të propozojë një kandidat tjetër për nënkryetar.

Kraki ka rikujtuar se, sipas tij, PDK-ja kishte bllokuar më herët konstituimin e Kuvendit me kërkesën që të ndryshohej emri i kandidatit për nënkryetar.

“A ju kujtohet qysh PDK e patën blloku konstituimin e Kuvendit me atë kërkesën ‘Ndrrone emrin!’? Ne i patëm ndërru jo 1, por 5 emra që të zhbllokohet situata”, ka shkruar Kraki.

Ai ka thënë se tash është radha e PDK-së që të bëjë një hap përpara dhe të propozojë një kandidat tjetër, në mënyrë që puna e Kuvendit të vazhdojë.

“Tash është e udhës dhe korrekte që PDK ta propozojë dikë tjetër për nënkryetar të Kuvendit dhe ta vazhdojmë punën”, ka deklaruar ai.

Kraki ka shtuar se PDK-ja ka ende alternativa për këtë pozitë.

“Janë edhe 21 emra të mundshëm”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *