TË FUNDIT

Ndërroi jetë poeti i njohur tetovar

Komuniteti letrar dhe kulturor në Tetovë ka marrë sot një lajm të hidhur. Ka ndërruar jetë në moshen 67-vjeçare poeti i njohur tetovar, Eroll Veliu, përcjell INA.

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur miku i tij i fëmijërisë dhe bashkëqytetari, shkrimtari Sulejman Mehazi, i cili përmes një postimi prekës shprehu dhimbjen për humbjen e shokut të tij.

“Lamtumirë miku im Erol Veliu në botën e përtejme! Sot ndërroi jetë poeti tetovar Erol Veliu, Zoti të mëshiroftë me xhenet o shoku im i mëhallës!”, ka shkruar Mehazi.

Eroll Veliu lindi në Tetovë në vitin 1959. Ai kreu studimet për mësuesi në Fakultetin Pedagogjik në Shkup dhe i përkushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij artit të fjalës së shkruar dhe poezisë. Ai do të kujtohet nga bashkëqytetarët dhe artdashësit tetovarë si një njeri me shpirt arsimdashës, poet i ndjeshëm dhe pjesëmarrës aktiv në jetën kulturore të qytetit.(INA)

Të fundit

Bit Pazari me pamje të re, buldozerët rrënojnë tezgat e vjetra

31 vite pas atentatit ndaj ish presidentit Gligorov, shfaqen imazhet e një femre si atentatore? (FOTO)

Nesër në ora 8 nis “maratona” për projektligjin e Speciales, më pas seanca e Kuvendit

Jotova: Bullgaria është e gatshme për bisedime me Maqedoninë, por pa ultimatume dhe pa lëshime nga politika e BE-së

Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *