Ndalohen tre persona nga Shkupi për shantazh dhe kërcënime, i kërkuan 10,000 euro një banori nga Dellçeva
Në kuadër të aksionit operativ "Pastruesi", oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Krime të Përgjithshme, të Dhunshme dhe Dhuna në Familje, në bashkëpunim me SPB Shtip – DPB Delçevë dhe SPB Shkup, kryen kontrolle në dy lokacione dhe privuan nga liria tre persona nga Shkupi, Z.B. (61), M.B. (35) dhe B. (43).
“Aksioni u krye pas një çështjeje të ngritur në Prokurorinë Themelore Publike Delçevë për veprat penale "shantazh" dhe "rrezikim i sigurisë", të parashikuara dhe të dënueshme sipas nenit 259 dhe nenit 144 paragrafi 2 të Kodit Penal. Sipas raportit, disa persona nga Shkupi kanë bërë kërcënime për jetën dhe gjymtyrët e një banori të Delçevës, duke kërkuar që ai t'u paguante 10,000 euro, duke kërcënuar se në të kundërtën do të publikonin materiale kompromentuese”.
“Gjatë kontrolleve është gjetur një pistoletë ilegale e markës "M57", kalibër 7.62 mm, për të cilën, pas kontrolleve, është vërtetuar se ka origjinën nga një vepër penale "vjedhje e rëndë" e kryer në zonën e SPB Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.
