TË FUNDIT

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas për shkak të shkeljes së masave të sigurisë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pas evidentimit të shkeljeve të masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, gjatë inspektimit në objekt janë konstatuar parregullsi dhe mosrespektim i obligimeve ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë e punëtorëve.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, inspektorët kanë marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

“Është marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.

Ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendet e punës. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *