Mundësi i famshëm i WWE, Bronson Reed vdes në moshën 38-vjeçare pas komplikimeve mjekësore
Mundësi australian, Jermaine Haley, i njohur si Bronson Reed, ka vdekur të premten në moshën 38 vjeçare për shkak të komplikacioneve mjekësore, njoftoi WWE. Ai la pas një vajzë dhe gruan Paige, e cila është shtatzënë.
Të premten mbrëma, bota e sportit, e në veçanti mundjes dhe WWE-së ka marrë një lajm të hidhur, pasi ka ndërruar jetë Jermaine Halay.
"WWE është e shkatërruar të njoftojë se Jermaine Haley, i njohur edhe si Bronson Reed, ndërroi jetë sot në moshën 38 vjeç për shkak të komplikimeve mjekësore. Jermaine ishte një figurë e madhe në WWE, por më e rëndësishmja, ai ishte një person fenomenal, një njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe një koleg i dashur", thuhet nw deklaratën e WWE, teksa nuk u dhanë detaje të mëtejshme rreth shkakut të vdekjes.
Reed, i lindur në Adelaide të Australisë, nënshkroi kontratë me WWE në vitin 2019 dhe u shfaq në programin zhvillimor të NXT. Ai u lirua në vitin 2021, duke u rikthyer në listën kryesore të WWE në vitin 2022. Në muajt e fundit, ai ka qenë pjesë e The Vision, së bashku me Seth Rollins, Bron Breaker dhe Paul Heyman.
WWE is devastated to announce that Jermaine Haley, known to WWE fans as Bronson Reed, passed away earlier today.Our thoughts and deepest condolences are with Jermaine’s family, friends and fans. https://t.co/5ttxdSi3kb — WWE (@WWE) November 28, 2026
Ai u shfaq për herë të fundit më 7 nëntor në eventin Crown Jewel në Riad të Arabisë Saudite. Ai papritmas ndërhyri në një ndeshje të Kampionatit Botëror të Ekipit midis anëtarëve të tjerë Breakker dhe Austin Theory. Oba Femi e hodhi nga skena hyrëse dhe e përplasi përmes një grumbulli tavolinash.
Sipas mediave amerikane, Reed theu disa brinjë dhe pësoi një çarje në veshkë gjatë këtij aksioni. Si rezultat, ai mbeti në një spital në Arabinë Saudite pasi pjesa tjetër e ekipit u kthye në shtëpi. Ai u kthye në SHBA më 18 nëntor. Nuk dihet nëse lëndimi kishte ndonjë lidhje me vdekjen e tij.
WWE remembers the legacy of Jermaine Haley, also known as Bronson Reed. Our thoughts and deepest condolences are with Jermaine’s entire family, including his pregnant wife, Paige, their daughter, as well as his friends, co-workers and fans. https://t.co/SZNt4GEVLE — WWE (@WWE) November 28, 2026
Mundës të shumtë i kanë bërë homazhe Reed në rrjetet sociale. Rhea Ripley postoi një foto të tyre prapa skenës së bashku me mesazhin: "Të dua vëlla i madh. Jam zemërthyer". Gjashtëmbëdhjetë herë kampioni i botës Ric Flair shkroi: "Një tjetër ushtar në biznesin tonë na la shumë shpejt!".
Chelsea Green, shoqja e ngushtë e Reed, postoi disa nga mesazhet e tyre private. "Ishte e veçantë të shihja J-në të nënshkruante kontratën, të ndërtonte një jetë të bukur në Florida, të krijonte një familje me Paige-n dhe të bëhej një baba krenar", shkroi ajo.
Kevin Owens i bëri homazh Reed të premten në një aktivitet të WWE. Eventi filloi me dhjetë tinguj kambane në nder të Reed, dhe Owens hyri në ring duke mbajtur një shirit në krah ku shkruhej "Bronson".
"E di me siguri se, përveç performancës në këtë ring, ai e donte familjen e tij më shumë se çdo gjë tjetër. Nëse ka diçka që duhet të nxjerrim nga kjo tragjedi sonte, është të kujdesemi për njëri-tjetrin, të duam dhe të falim njëri-tjetrin. Bronson, ishim me fat që të kishim dhe do të na mungosh shumë", tha Owens. /Telegrafi/
