Muçi gjithmonë e më shumë lider te Trabzonspor, vjen goli i dytë sezonal në Turqi
Ernest Muçi është kthyer me gol në kampionatin turk pas ndeshjeve si protagonist me Kombëtaren shqiptare të futbollit.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka shënuar sot golin e tij të dytë të sezonit në Turqi në ndeshjen që Trabzonspor fitoi në transfertë ndaj Samsunspor.
Në minutën e 28 të ndeshjes, Muçi mori një pasim që e nxori në të majtën e zonës së vogël dhe aty me një goditje të zgjuar bëri të pavlefshme daljen e portierit duke çuar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 skuadrës së tij.
Trabzonspor zgjidhi gjithçka brenda pjesës së pare, teksa fitoi 0-3, ndërsa Muçi vijon të bindë me performancat e tij ndeshje pas ndeshje.
