Motra jena, shoqe s’jena!
Ekziston një paradoks i dhimbshëm në historinë politike shqiptare, të cilin duket se bota shqiptare ende nuk ka guximin ta analizojë deri në fund. Shqiptarët shpesh janë solidarizuar me pushtetin, edhe kur ai pushtet ka qenë në kundërshtim të hapur me lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e bashkëkombësve të tyre, të sanksionuara dhe nga konventat ndërkombëtare. Kjo nuk është dukuri e re. Gjatë diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, ndërsa mijëra shqiptarë burgoseshin, pushkatoheshin, internoheshin dhe persekutoheshin për bindjet e tyre politike, fetare apo intelektuale, një pjesë e shqiptarëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, vazhdonte të solidarizohej me regjimin diktatorial komunist të Enver Hoxhës. Propaganda komuniste, bindjet ideologjike, interesat politike dhe mungesa e informacionit, gjatë dekadave, luajtën rolin e tyre. Madje, për një kohë të gjatë, edhe një pjesë e diasporës shqiptare e shihte regjimin e Tiranës përmes syzeve të propagandës komuniste, ndërsa zërat e kundërshtarëve të diktaturës shpesh mbeteshin të izoluar dhe të pambështetur.
Historia duhet të shërbejë si mësim, jo si dekor për përvjetorë. A po përsërisin shqiptarët të njëjtin gabim? Sot, pas më shumë se tri dekadash “pluralizëm politik”, përballemi me një pyetje të ngjashme. Kur studentët dhe qytetarët shqiptarë protestojnë për të drejtat e tyre, kur ata kërkojnë llogari nga pushteti dhe kur përballen me trajtime që ngrenë shqetësime për respektimin e lirive demokratike, ku është solidariteti i shqiptarëve, kudo që jetojnë, në trojet shqiptare dhe në mërgim? Le të bëjmë një krahasim: nëse një regjim serb, malazez, grek apo ndonjë regjim tjetër i huaj do të sillej me protestuesit shqiptarë në të njëjtën mënyrë, siç po sillen disa elementë të policisë shqiptare me protestuesit, a do të qëndronin shqiptarët – kudo që gjënden — indiferentë? Vështirë të besohet! Në diasporën shqiptare në Amerikë e Evropë, do të organizoheshin protesta, demonstratata, lobime, do të bëheshin deklarata dhe do të kërkohej ndërhyrja e institucioneve ndërkombëtare. Por kur problemet ndodhin brenda shoqërive tona e kur përgjegjësia bie mbi qeveritë shqiptare, solidariteti shpesh zbehet. Dhe çka është edhe më keq, ndahet sipas bindjeve partiake e politike ose zëvendësohet nga heshtja e plotë. Pse ndoshsë kjo?
Patriotizmi nuk mund të jetë në shërbim të pushtetit. Këtu qëndron, poblemi themelor: një pjesë e shqiptarëve dhe orgnaizatave të tyre, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare por sidomos në mërgim, ku gëzojnë të gjitha të drejtat e njeriut, duket se e kanë më të lehtë të identifikohen me pushtetin, cilido qoftë ai, sesa me qytetarin që kërkon të drejtat e veta themelore të njeriut, nga i njëjti pushtet.
Kjo ishte një nga tragjeditë e periudhës komuniste. Dhe nuk duhet të lejojmë që, në rrethana të tjera historike dhe politike, të përsëritet e njëjta logjikë shumë e gabuar. Nuk mund të jesh kundër shtypjes së shqiptarëve nga regjimet e huaja dhe të heshtësh kur të drejtat e tyre cenohen brutalisht nga qeveritë shqiptare. Nuk mund të kërkosh drejtësi për bashkëkombësit në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut apo Greqi, ndërsa nuk tregon të njëjtën ndjeshmëri për studentët dhe qytetarët në Shqipëri. Nuk mund të mbrosh viktimat e diktaturës së djeshme dhe të relativizosh padrejtësitë e sotme vetëm sepse pushteti ushtron padrejtsitë e një partie të cilën ti ose organizata jote simpatizon. Të drejtat e shqiptarëve nuk mund të varen nga emri, flamuri apo përkatësia partiake e atij që qeveris. Sidomos, diaspora duhet të ruajë ndërgjegjen e saj historike morale dhe atdhetare. Diaspora anti-komuniste shqiptare në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht, ka një histori të gjatë angazhimi për çështjen kombëtare. Ajo ka qenë në front të luftës kundër komunizmit gjatë luftës së ftoftë, ka mbështetur fuqimisht, Kosovën në luftë e në paqë dhe ka denoncuar shtypjen dhe ka kërkuar lirinë e shqiptarëve, kudo dhe gjithmonë.
Por kjo trashëgimi angazhimi politik nuk duhet të shndërrohet vetëm, në një kujtim të së kaluarës. Diaspora nuk mund të jetë e zëshme vetëm atëherë kur bëhet fjalë për çështje kombëtare jashtë kufijve të Shqipërisë, ndërsa të jetë indiferente ndaj zhvillimeve demokratike në vendin amë. Nuk them se solidariteti është detyrim për të mbështetur çdo protestë, çdo slogan apo çdo kërkesë politike. Solidariteti është, para së gjithash, detyrim për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të protestuar, për të kritikuar dhe për të kërkuar llogari pa frikë nga dhuna apo ndëshkimi i pushtetit, qoftë në Tiranë apo në Prishtinë. Mësimet e historisë nuk duhen harruar. Shqiptarët kanë vuajtur shumë nga regjimet shtypëse, nga diktatura komuniste dhe nga padrejtësitë e regjimeve të huaja. Pikërisht për këtë arsye, shqipptarët,duhet të jenë ndër të parët që reagojnë kur liria dhe dinjiteti i qytetarit shqiptarë, vihen në pikëpyetje kudo qoftë, përfshir Shqipërinë dhe Kosovën. Në realitetin e sotëm politiko-ushtarak në Evropë mund të kemi një standard ndaj trajtimit të shqiptarëve në trojet e veta në Ballkanin Perendimor nga regjimet e huaja dhe një tjetër standard për trajtmin e shqiptarëve vendas nga regjimet shqiptare në Tiranë ose Prishtinë. Por si një mbrojtës i viktimave të komunizmit në Shqipëri, gjatë dekadave, unë nuk mund të deklarohem që të kujtojmë viktimat e komunizmit dhe në të njëjtën kohë të hedhim në harresë selektive viktimat e padrejtësive të sotme ndaj studentve dhe qytetarve protestsues në Tiranë dhe anë e mbanë Shqipërisë. Dhe, mbi të gjitha, nuk mund ta quajmë veten komb të bashkuar nëse solidaritetin për njëri tjetrin e kushtëzojmë me interesat politike e partiake të pushtetit në fuqi, cilido qoftë ai. “Motra jena, shoqe s’jena!” Pra, a jemi solidarë kur njëri prej nesh kërkon, me të drejtë, liri dhe drejtësi? Kjo është pyetja që shqiptarët kudo, duhet t’ia bëjnë vetes, jo vetëm sot, në kohën e protestave studentore, por edhe duke parë pas në historinë e vet. Sepse një komb dhe solidariteti i tij në mbrojtje të drejtave të barabarta për të gjithë shqiptarët pa dallim, nuk dëshmohet vetëm nga mënyra se si një komb kundërshton armiqtë e jashtëm të shqiptarëve. Dëshmohet gjithashtu edhe nga guximi për të mos mbrojtur padrejtësitë ndaj bashkvendasve kur ajo kryhet nga të vetët.
Diktatura e djeshme komuniste duhet të na kishte mësuar se solidariteti me pushtetin nuk është gjithmonë solidaritet me Kombin. Dhe demokracia e sotme duhet t’i mësojë shqiptarët se solidariteti i vërtetë duhet të fillojë me qytetarin, me lirinë dhe me të drejtën për të kundërshtuar pushtetin, duke protestuar, si shqiptarë për të drejtat e veta. Edhe Prishtina zyrtare gjithashtu nuk mund të kufizohet te komentet ceremoniale në lidhje me ngjarjet aktuale në Tiranë. Nëse Kosova e konsideron Shqipërinë nënë ose motër, atëherë solidariteti duhet të shprehet me mbështetje të fortë publike për të drejtën e protestës, me thirrje për dialog të drejtpërdrejtë e të sinqert me studentët duke refuzuar çdo përpjekje për t’i etiketuar ata si të manipuluar nga forca të huaja, apo të dhunshëm vetëm sepse kritikojnë pushtetin.
Studentët nuk po kërkojnë leksione patriotizmi nga askush. Ata kërkojnë universitete funksionale, tarifa të përballueshme, konvikte dinjitoze, transparencë në financim dhe mundësi reale punësimi. Këto nuk janë kërkesa radikale. Janë detyrime bazë të një shteti, anëtar i NATO-s, që pretendon të jetë demokratik dhe evropian. Mendoj se kjo është një tezë historike, veçanërisht, e rëndësishme që duhet të trajtohet, seriozisht, edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan, ashtuqë të mos i përsërisë sot gabimiet e një pjese të diasporës së djeshme, e cila, në rrethana të caktuara, që solidarizuar me regjimin komunist të Tiranës dhe jo me viktimat e tij. Kjo është një çështje që meriton debat të hapur dhe të ndershëm nga të gjithë, qoftë nga Prishtina zyrtare, qoftë nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe meeë gjerë.
Më 3 nëntor 1443, historia e Arbërisë dhe e mbarë Europës ndryshoi rrjedhën e saj përgjithmonë. Ajo nuk ishte thjesht një ditë rebelimi, por një moment i gdhendur në amshim, ku një plan gjenial, i thurur në skutat më…
Më shumë se një javë pas fitores së Listës Studentore në Serbi, Edi Rama zgjodhi Brukselin për mesazhin e tij më të qartë mbi Beogradin e ri. Nga Samiti i Zgjerimit që organizon Euronews, kryeministri i Shqipërisë…
ANALIZË – Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara nuk e vendosin presidentin, por mund ta ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ai qeveris. Donald Trump do të mbetet në Shtëpinë e Bardhë deri në janar të vitit 2029….
Historia politike e Kosovës gjatë tri dekadave të fundit përfaqëson një proces kompleks transformimi shoqëror, institucional dhe politik, i cili përfshin disa etapa thelbësore: rezistencën ndaj represionit dhe mbijetesën kolektive gjatë…
Qeveria e Kosovës miratoi të hënën buxhetin më të madh në historinë e vendit: 4.27 miliardë euro. Ai parasheh rritje pagash, pagën e 13-të, shtesa më të larta për fëmijë dhe, për herë të parë, mbi…
Javën e kaluar, në Brvenicë të Tetovës u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme lokale. Fitoi Arkin Jahii, i mbështetur nga koalicioni AKI. Ky koalicion këtë fitore e festoi me një ndjenjë të madhe triumfalizmi, megjithëse…
Ndërsa Budapesti bën publike bashkëpunëtorët e diktaturës, Tirana mbetet e vetmja, që nuk ka bërë dekomunistizimin Më 4 nëntor 2026 Hungaria hap zyrtarisht dosjet e Sigurimit komunist. Qeveria e Péter Magyar dhe partia Tisza, atë…
Sa herë të përmenden OJQ-të (organizatat joqeveritare), një gjë mos e harroni kurrë: nuk ka asgjë më qeveritare sesa një organizatë joqeveritare. Sa herë të ketë padrejtësi në hapësirën publike dhe ka fonde…
Ky Kuvend i Kosovës e ka votuar këtë Kushtetutë që e kemi sot, me të cilën jemi shtet laik. Athua, a e kuptojnë këta/këto deputetë e deputete se çfarë nënkuptojmë me shtet laik? Nëse jo, atëherë duhet…
Të dielën në mbrëmje, në ditën e 20-të radhazi, të rinjtë marshuan sërish nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, pa asnjë incident. Një ditë më parë, po në ato rrugë, kishte gurë, molotovë e…
Kemi shkruar edhe më parë se shoqëria Kosovare është në krizë të identitetit të saj, në krizë të moralit njerëzor dhe në krizë të ndërtimit të shtetit. Kosova u shndërrua në një hajpak të…
Që nga themelimi i Dhomave të specializuara, nuk kanë pushuar pyetjet dhe kritikat në opinion se, pse u formua Gjykata Speciale me seli në Hagë dhe me staf profesional ndërkombëtar, e jo një Gjykatë Speciale në Kosovë. Që në…
Zhvillimet e fundit politike në Serbi, pas zgjedhjeve të 25 tetorit 2026, kanë shënuar një kthesë të rëndësishme në skenën politike të vendit, duke i dhënë fund dominimit 14-vjeçar të Partisë Progresive Serbe dhe…
Ekzistojnë periudha në historinë e arsimit që nuk dallohen vetëm për mënyrën e organizimit të studimeve, por edhe për kulturën e dijes që krijojnë. Krahasimi ndërmjet studentit të viteve ’80 dhe studentit të…
Po Bashkimi Evropian po i ashpërson kërkesat e saj ndaj vendeve kandidate sepse zgjerimi nuk është më vetëm çështje ekonomike dhe institucionale, por ajo është edhe çështje e sigurisë, e ndikimit politik dhe e pozitës…
Në një demokraci, humbja në zgjedhje kërkon reflektim, jo kurth. Kryeministri Hristijan Mickoski zgjodhi rrugën e dytë. Pas fitores së Arkin Jahijit në Bërvenicë, ai nuk foli për arsyet pse kandidati i tij nuk bindi mjaftueshëm…
At Shtjefën Gjeçov Kryeziu është njëra ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar, i shquar në radhë të parë për veprimtarinë e tij patriotike, arësye për të cilën edhe u vra nga serbët. Ai…
Vota popullore përbën një nga instrumentet themelore të demokracisë përfaqësuese dhe burimin kryesor të legjitimitetit politik të institucioneve shtetërore. Ajo nuk është vetëm shprehje numerike e preferencave elektorale të…
Njëzet e shtatë vjet pas çlirimit, Kosova ka arsye ta shtrojë një pyetje themelore: si mund të ruhet siguria e çdo komuniteti, duke i dhënë Republikës aftësinë për t’u reformuar? Një kushtetutë demokratike duhet…
Një javë pas zgjedhjeve që i dhanë fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit, vëmendja e Prishtinës dhe e Brukselit është përqendruar te pyetja e madhe: çfarë do të bëjë Serbia e re me Kosovën? Por…
Liderët me jetëgjatësinë më të madhe politike në Ballkanin Perëndimor janë Aleksandar Vuçiqi, Edi Rama, Milorad Dodiku dhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti. Rënia spektakolare e Aleksandar…
Kur mbaron durimi i popullit dhe lind kërkesa për një demokraci të vërtetë. Ka një çast në jetën e një shoqërie kur heshtja nuk është më durim, bindja nuk është më pajtim dhe frika nuk është…
Zgjedhjet në Republikën e Serbisë dhanë një rezultat pozitiv për Lëvizjen opozitare Studentore. Autokrati Aleksandër Vuçiq shkoi në opozitë, ndërsa djali i Milosheviçit, Ivica Daçiq, doli jashtë parlamentit. Ishte…
Ditët e fundit, në rrjete sociale po qarkullon një material audio, në të cilin dëgjohet qartë dhe pa ekuivok zëri i deputetit socialist Ulsi Manja, njëkohësisht edhe Kryetar i Komisionit Parlamentat të Ligjeve në Kuvendin e…
Ta dinë se pa Qeverinë Kurti nuk ka shtet me SOVRANITET, e as pa hajni dhe korrupsion. Këtë nuk e them unë, por të gjitha mediat më të besueshme në rajon dhe Evropë. Ata që manipulohen nga ata që dikur ishin në pushtet, mbase e…
Për më shumë se një dekadë, Kosova e ka shpjeguar ngecjen e saj me një emër: Aleksandar Vuçiq. Shpjegimi ka pasur bazë. Banjska, lobimi kundër anëtarësimit tonë në organizatat ndërkombëtare dhe kërcënimet e…
Evropa dhe Ballkani Perëndimor po përjetojnë një periudhë të veçantë të tensioneve politike, sociale dhe institucionale, e cila po shfaqet përmes protestave masive, mobilizimit të gjeneratave të reja, kundërshtimit të…
Diktaturat kanë shumë gjëra të ngjashme, por edhe dallime të mëdha. Megjithatë, një gjë e kanë plotësisht të përbashkët dhe të sigurt: rrëzimin dhe fundin e tyre. Mënyrat e shembjes janë të ndryshme….
Gjashtë ditë pas humbjes historike në zgjedhjet e 25 tetorit, Aleksandar Vuçiqi zgjodhi temën me të cilën do të rikthehej në skenë: Milan Radoiçiqin. Në një deklaratë për media serbe, të raportuar sot,…
Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka tronditur Kosovën dhe me të drejtë ka nxjerrë qytetarët në rrugë. Një grua që bëri gjithçka që i kërkonte ligji, që denoncoi dhunën, kërkoi…
Shqipëria nuk ka nevojë për riciklimin e krizave partiake, por për një përgjegjësi të re politike dhe kombëtare. Zhvillimet e fundit në Tiranë, ku studentët kanë refuzuar bashkimin me deputetët e Partisë Demokratike, duke…
Dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, më 30 tetor 2026, pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, përbën një zhvillim me rëndësi të…
Një javë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, Kosova ende nuk ka gjetur gjuhën e duhur për të folur për të. 49-vjeçarja kishte trokitur në çdo derë institucionale: kishte denoncuar…
Ka javë kur politika e një vendi tregon më shumë sesa në vite të tëra. Për Shqipërinë, kjo është e tillë. Të enjten, Kuvendi miratoi me 84 vota ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë. Sipas nenit 72,…
Përpjekjet për largimin e Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës nga pushteti nuk janë të sotme. Ato datojnë që nga ardhja e tyre në pushtet, me votën plebishitare të qytetarëve. Mes drejtësisë, sovranitetit dhe interesave të…
Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë me shkrim disa herë, deri pak ditë para se ta vrisnin. Pesë ditë pas vrasjes, shteti ka pranuar zyrtarisht se me shumë gjasë ajo mund të ishte shpëtuar. Të premten, drejtori i Përgjithshëm i Policisë,…
Letra e dy kongresmenëve amerikanë, Joe Wilson dhe Keith Self, drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, nuk duhet parë thjesht si një zhvillim diplomatik apo si një tjetër deklaratë që do të kalojë pa lënë gjurmë…
Vrasja e Arlindës në Kosovë nuk është vetëm një tragjedi familjare, ajo nxjerr në pah një plagë shumë më të thellë të shoqërisë sonë, tolerancën e fshehtë dhe mbështetjen e heshtur që…
Afrim Gashi dha një përgjigje shumë të qëlluar dhe diplomatike lidhur me zgjedhjet për Komunën e Bërvenicës. Mesazhi i tij, i shprehur me fjalët: „Le të zgjidhet më i miri!“, përmban një parim të…
Renditjet ndërkombëtare të universiteteve nuk janë thjesht tabela statistikore ku institucionet arsimore vendosen në pozicione të ndryshme. Ato janë një instrument për të vlerësuar cilësinë e arsimit të lartë, kapacitetin…
Që në ish- Jugosllavi R e Maqedonisë sipas kushtetutës federale, po dhe shtetërore nuk ka qenë vetëm e maqedonasve, por edhe e shqiptarëve dhe turqëve, që të jemi më decid, derisa Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi ishin shtete…
Mosfunksionimi i sundimit të ligjit është në prag nëse marrëdhëniet e brishta të besimit midis qeverisë dhe qytetarëve, dhe midis vetë qytetarëve, nuk përmirësohen." Këshilli i shtetit paralajmëron për…
Shteti ynë i ngjan një ndërtese, të cilën banorët e saj e kanë ndotur pa pushim për vite me radhë, por që tani janë mbledhur para hyrjes për të protestuar kundër erës së keqe. Askush nuk e pranon…
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë nuk mund të kuptohet thjesht si një tragjedi familjare. Pas saj qëndron një histori e dhimbshme e konfliktit për përkujdesjen ndaj fëmijës, shfrytëzimin e pasurisë së përbashkët dhe…
Ballkani nuk është thjesht një hapësirë gjeografike në hartën e Evropës. Por është një rajon me histori të trazuar, me kujtesë të rëndë kolektive, me plagë që ende nuk janë mbyllur dhe me ëndrra…
Natyrisht, janë një tufë burimesh, faktorësh, forcash… që kanë ndezur dhe mbajnë në veprim krizat, trazirat, destabilitetin, protestat… në vendet kryesore të BE-së. Të brendshme e të jashtme. Të hershme e të reja apo…
Mospranimi eventual i kërkesave për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas protestave të 28 dhe 29 tetorit 2026, mund të shndërrohet në një…
Fundi i autokratëve dhe populistëve në Ballkanin Perëndimor
Kushtetutë që mbron bashkëjetesën dhe mundëson ndryshimin
Serbia pas Vuçiqit do të matet në Preshevë, jo në Bruksel
Vota popullore: Kontratë demokratike apo licencë për arrogancë politike?
Fitorja demokratike dhe prova e pluralizmit
Motra jena, shoqe s’jena!
Rrënjët e thella shpirtërore flasin se shqiptarët janë autoktonë në RMV
Rikthimi i dritës arbërore-dardane më 3 Nëntor 1443 – emri i Gjergj Kastriotit u kthye në një legjendë të gjallë në çdo oborr mbretëror
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Supermodelja e njohur braziliane, Adriana Lima, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke dëshmuar se vazhdon…
Ella Travolta, vajza 26-vjeçare e aktorit të njohur hollivudian John Travolta, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje…
