TË FUNDIT

Motra e Matthew Perry-t flet për varësinë që i mori jetën: E shihte si sëmundje terminale

Mia Perry Bowick ka rrëfyer dhimbjen e saj për betejën shumëvjeçare të vëllait me varësinë nga droga dhe alkooli, në dokumentarin e ri të Netflix, The One About Matthew Perry.

Në serialin me tri pjesë, ajo e përshkruan varësinë e aktorit si një sëmundje terminale dhe tregon se familjarët e dinin sa serioze ishte gjendja e tij, por nuk mund ta dinin se çfarë do të ndodhte më pas.

Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing në serialin Friends, u gjet i vdekur në moshën 54-vjeçare, në vitin 2023, shkruan DailyMail.

Sipas autopsisë, vdekja e tij lidhej me efektet akute të ketaminës.

Motra e tij kujton gjithashtu periudhën kur aktori xhironte episodet e dasmës së Chandler dhe Monica-s.

Pavarësisht suksesit të madh në karrierë, Perry ishte rikthyer në rehabilitim menjëherë pas xhirimeve të skenës ikonike. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *