Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira. Në disa lugina do të shfaqet mjegull e mëngjesit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 9, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 11 deri 20 gradë celsius.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në disa pjesë të luginës do të shfaqet mjegull e mëngjesit. Do të fryjë erë mesatare nga jugu.
