Mot i paqëndrueshëm, shtohen vranësirat dhe mundësia për reshje
Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, duke krijuar kushte për reshje lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 21 deri në 24°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 8 m/s.
