TË FUNDIT

Momenti kur një aeroplan “godet pistën me bisht” në dy raste, gjatë një uljeje të vështirë në aeroportin Heathrow të Londrës

Një aeroplan i British Airways u detyrua të ndërpresë uljen në aeroportin Heathrow të Londrës.

Fluturimi BA431 pësoi “një goditje të dyfishtë të pjesës së pasme” – kur bishti i aeroplanit fërkohet me sipërfaqen e pistës – të enjten, ndërsa po përpiqej të ulej pas një fluturimi nga Amsterdami.

Ai duket se lëkundet nga njëra anë në tjetrën, përpara se rrota e majtë të prekë pistën.

Pasi rrota e djathtë prek pistën, bishti i aeroplanit fërkohet me asfaltin, në atë që njihet si një goditje e dyfishtë e pjesës së pasme.

Më pas, aeroplani ngrihet sërish në ajër – një manovër e njohur si "go-around" (ndërprerje e uljes dhe rinisje e fluturimit) – ndërsa anonte lehtësisht nga e majta.

Aeroplani u detyrua të provonte sërish uljen, duke prekur përfundimisht pistën në orën 10:49.

BigJet TV, një shërbim që monitoron lëvizjet e aeroplanëve, dha alarmin mëngjesin e sotëm.

Parashikimi i motit për këtë mëngjes në Heathrow tregonte erëra nga veriperëndimi, me shpejtësi rreth 16 km/h.

British Airways ka nisur një hetim lidhur me këtë incident. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *