Momenti i aksidentit – një turist humbi jetën pas përplasjes së dy helikopterëve në rajonin e Everestit në Nepal
Një person humbi jetën pasi dy helikopterë u përplasën të martën gjatë uljes në helioportin e Pheriche-s, në distriktin Solukhumbu të rajonit të Everestit në Nepal, sipas mediave lokale.
Në aksident u përfshinë një helikopter i kompanisë "Fishtail Air" dhe një tjetër i kompanisë "Air Dynasty".
Sipas mediave lokale, një turist i huaj që ndodhej në helikopterin e "Fishtail Air" vdiq, ndërsa një pilot mbeti i plagosur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Policia konfirmoi për agjencinë AFP se një shtetas i huaj ka humbur jetën dhe një person tjetër është lënduar.
TWO HELICOPTERS COLLIDE NEAR EVEREST BASE CAMP; ONE FOREIGNER KILLED
Scary footage this morning.
Two helicopters operated by Fishtail Air and Air Dynasty collided while attempting to land at Pheriche in Nepal’s Everest region
One foreign passenger was killed and another person injured. The crash occurred around 8:15 AM (local time)
The cause is under investigation.
— Subodh Kumar (@kumarsubodh_) November 3, 2026
Helikopterët e vegjël u përplasën me njëri-tjetrin ndërsa po uleshin në një terren të mbuluar me borë në distriktin Solukhumbu. Ndërkohë janë publikuar pamje që thuhet se tregojnë momentin e përplasjes.
"Një i huaj ka vdekur në vend, ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spital", deklaroi për AFP-në, Nabin Raja Budhathoki, përgjegjës i Policisë së distriktit Solukhumbu. Ai nuk dha detaje të mëtejshme.
Helikopterët e vegjël përdoren gjerësisht në këtë vend të Himalajeve për transportin e turistëve, alpinistëve dhe furnizimeve, si dhe për kryerjen e evakuimeve emergjente.
Terreni i vështirë dhe kushtet e motit që ndryshojnë me shpejtësi e bëjnë aviacionin në këtë vend veçanërisht të rrezikshëm.
Nepali është shtëpia e tetë prej 14 maleve më të larta në botë, përfshirë Malin Everest, dhe çdo vit tërheq mijëra alpinistë e vizitorë të huaj.
