TË FUNDIT

Mohamed Salah arrin një rekord të rrallë në tri garat evropiane për klube

Ylli i Trabzonsporit, Mohamed Salah ka arritur një rekord të rrallë pas debutimit të tij në garën e Ligës së Konferencës të enjten mbrëma.

Më 15 tetor, Trabzonspor siguroi një fitore 4-2 kundër KuPS në ndeshjen e parë të fazës kryesore të Ligës së Konferencës për sezonin 2026/27.

Mohamed Salah, lojtari që u transferua gjatë verës në ekipin turk, kontribuoi drejtpërdrejt në dy gola në këtë ndeshje.

Egjiptiani 34-vjeçar fillimisht i dha asistim Paul Onuachun në minutën e tretë, përpara se të gjente vetë rrjetën kundër ekipit finlandez në fund të pjesës së parë.

3 – Mohamed Salah, hem Şampiyonlar Ligi hem Avrupa Ligi hem de Konferans Ligi maçında gol atan ve asist yapan üçüncü oyuncu oldu:Mohamed SalahCody GakpoMario GötzeKoleksiyon. https://t.co/zHtsZi3bIW — OptaCan (@OptaCan) October 15, 2026

Me këtë performancë, ylli i Trabzonsporit tani ka regjistruar të paktën një gol dhe një asistim në të tre garat kryesore evropiane për klube: Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Sipas OptaCan , Salah bëhet vetëm lojtari i tretë në histori që shënon dhe asiston në të tre garat, duke iu bashkuar ish-shokut të skuadrës në Liverpool, Cody Gakpo dhe mesfushorit të Eintracht Frankfurt, Mario Gotze, në këtë rekord. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *