MINTI organizon sesion informues për bizneset për marrëveshjen me EFTA-n
MINTI organizon sesion informues për bizneset për marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINTI) po organizon një sesion informues për bizneset lidhur me marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.
Aktualisht, kryeministri Albin Kurti ende nuk ka arritur në vendin ku po mbahet ngjarja.
Sesioni synon të informojë komunitetin e biznesit për mundësitë dhe përfitimet që sjell marrëveshja e tregtisë së lirë me vendet anëtare të EFTA-s.
