POLITIKATË FUNDIT

Ministria e Arsimit demanton mediat që raportuan për bastisje në këtë ministri

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka demantuar raportimet e publikuara sot në disa media, sipas të cilave në ambientet e ministrisë janë kryer bastisje.

Përmes një komunikate, MASh ka bërë të ditur se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se një informacion i tillë është i pavërtetë dhe se në ambientet e ministrisë nuk ka pasur bastisje.

“MASh sqaron se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se ky informacion është i pavërtetë dhe se në ambientet e saj nuk ka pasur bastisje”, thuhet në komunikatë.

Ministria u ka bërë thirrje mediave Veriu.info, Indeksonline, Klan Kosova, Paparaci, Infokus , si dhe mediave të tjera që kanë publikuar ose ripublikuar raportimin, që ta tërheqin lajmin dhe ta publikojnë demantimin me të njëjtën dukshmëri si lajmi fillestar.

Sipas MASh-it, puna në institucion po zhvillohet normalisht dhe përgjegjësitë e detyrat institucionale po realizohen sipas planifikimeve të përcaktuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *