POLITIKATË FUNDIT

Ministri Çeku diskuton Strategjinë e Arsimit me drejtorët e institucioneve parashkollore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku mbajti sot takim me udhëheqëse të çerdheve, pjesë e kolegjiumit të drejtoreve të institucioneve parashkollore, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+.

Sipas njoftimit nga MASH, ministri Çeku tregoi se edukimi në fëmijërinë e hershme përbën një ndër katër shtyllat kryesore të Strategjisë së re të Arsimit, ndërsa përfshirjen e drejtpërdrejtë të edukatoreve në këtë proces, e vlerësoi si të rëndësishme për përcaktimin e masave konkrete që adresojnë nevojat e sektorit dhe mundësojnë zbatimin e tyre në praktikë.

“Gjithashtu, ai theksoi se ndër synimet kryesore të strategjisë është që çdo fëmijë në Kosovë të ketë mundësi të përfshihet sa më herët në sistemin e edukimit dhe kujdesit, përmes përcaktimit të standardeve të përbashkëta për të gjitha institucionet e edukimit në fëmijërinë e hershme, dhe orientimit efikas të investimeve që mundësojnë qasje dhe cilësi të shërbimeve”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se gjatë takimit, drejtueset e çerdheve paraqiten propozimet dhe rekomandimet e tyre, duke sjellë perspektivën profesionale për nevojat dhe sfidat në fushën e edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme, të cilat do të shërbejnë në hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *