POLITIKATË FUNDIT

Miliona euro dëm shtetit! Skema mafioze e naftës që u shkatërrua sot në mëngjes!

Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale në mbi 40 lokacione, dyshohet për skemë të organizuar kriminale

Një aksion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në mbi 40 lokacione në disa komuna të vendit, pas një hetimi disamujor për dyshime lidhur me një skemë të organizuar kriminale.

Gjatë operacionit janë arrestuar disa persona, ndërsa janë sekuestruar para të gatshme, dokumente që dyshohet se lidhen me aktivitetin nën hetim, pajisje kompjuterike, si dhe cisterna të përdorura në sektorin e derivateve të naftës.

Në aksion janë përfshirë Prokuroria Speciale, Njësia e Hetimeve Tatimore e Administratës Tatimore të Kosovës, Policia e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve e Doganës së Kosovës.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se grupi ka krijuar një skemë për pastrim parash, kontrabandim dhe shmangie të detyrimeve tatimore në sektorin e derivateve të naftës.

Dyshohet se nafta është importuar nga kompani në Kosovë dhe ka kaluar transit përmes Shqipërisë, ku sipas hetuesve dyshohet se është shitur në tregun e zi. Më pas, cisternat dyshohet se janë kthyer në Kosovë me ngarkesa fiktive, duke deklaruar importin e derivateve dhe duke paguar detyrimet doganore sipas tarifave më të ulëta në Kosovë.

Sipas dyshimeve të ngritura, kjo skemë ka mundësuar përfitime të paligjshme përmes diferencës së çmimeve dhe shmangies së detyrimeve tatimore.

Operacioni po vazhdon në disa zona të Kosovës, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *