Milani e fiton dramën e pesë golave ndaj Atalantas
AC Milani ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Atalantas, në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.
“Rossonerët” morën fitore me rezultat 3-2, përballje që doli të jetë shumë e ngushtë.
Christian Pulisic shënoi një gol të hershëm mirëpo VAR-i ia anuloi për pozitë jashtë loje.
Ishte Gonçalo Ramos që e kaloi Milanin në epërsi për të shënuar nga pika e bardhë (24’).
Ndërsa, Adrien Rabiot me një gol të bukur pas asistimit të Moreiras e dyfishoi epërsinë (43’).
❤️🔥❤️🔥❤️🔥 https://t.co/wxd1aLRCcH — AC Milan (@acmilan) October 18, 2026
Goditjen e madhe pastaj ia dha Mario Gila me kokë pas harkimit të Rabiot (57’).
Atalanta u kthye në lojë, por pak vonë. Gianluca Gaetano shënoi nga afërsia për ta shënuar golin e parë për mysafirët (67’).
Ndërsa, Raoul Bellanova e ngushtoi edhe më shumë epërsinë me një goditje të fuqishme (82’).
Kësisoj, Milani zë pozitën e katërt me 15 pikë ndërsa Atalanta renditet në vendin e 10-të me nëntë sosh./ Telegrafi /
