POLITIKATË FUNDIT

Mickoski: Fillon ndërtimi i autostradës Bukojçan – Kërçovë, hap i madh për lidhjen Shkup – Ohër

Kryeministri Hristian Mickoski përmes kumtimit në rrjetet sociale informoi se po fillon ndërtimi i aksit të autostradës Bukojçan – Kërçovë, duke e vlerësuar projektin si hap të rëndësishëm drejt lidhjes së plotë të Shkupit dhe Ohrit.

“Sot është fillimi i ndërtimit të aksit të autostradës Bukojçan – Kërçovë, edhe një projekt i rëndësishëm infrastrukturor dhe hap i rëndësishëm drejt qëllimit tonë të madh, lidhjen e plotë të Shkupit dhe Ohrit”, shkroi Mickoski.

Ai theksoi se me realizimin e projekteve Kërçovë – Ohër, Gostivar – Bukojçan, Tetovë – Gostivar dhe Bukojçan – Kërçovë krijohet bazë për transport më të shpejtë, siguri më të madhe, investime të reja dhe zhvillim më të fuqishëm ekonomik.

“Pas viteve shtyrje dhe mundësive të humbura, Maqedonia meriton vepra, dhe jo arsyetime. Përderisa opozita vazhdon me kritika boshe dhe zënka politike, përgjigja jonë janë projektet konkrete që do t’u shërbejnë qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme”, thekson kryeministri.

Mickoski rekomandon se zhvillimi i shtetit mbetet prioritet i Qeverisë.

“Veprat janë karakteristikë e jona, ndërkaq zhvillimi i Maqedonisë është obligimi ynë. Maqedonia po ndërtohet, po lidhet dhe po shkon përpara”, theksoi kryeministri Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *