POLITIKATË FUNDIT

Mickoski: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut ndër më të suksesshmet në Evropë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza, për përfitime politike. Ai tha se, falë punës së Qeverisë, vendi nga fundi i rajonit është pozicionuar në krye, ndërsa pretendoi se ekonomia është ndër më të suksesshmet në Evropë, duke marrë parasysh pikën fillestare.

Mickoski bëri të ditur se realizimi i investimeve kapitale këtë vit ka arritur në 70%, ndërsa premtoi vazhdimin e të njëjtit ritëm edhe vitin e ardhshëm.

Sipas tij, për vitet 2027 dhe 2028, shtetit i nevojiten rreth 5 miliardë euro për pagesën e interesave dhe rifinancimin e borxheve të qeverisë së kaluar, si dhe për mbulimin e deficitit buxhetor. Ai theksoi se këto borxhe rëndojnë edhe brezat e ardhshëm, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që deklaratat e opozitës t’i marrin me rezervë.

“Epo, unë shpesh hezitoj të komentoj atë që thotë opozita dhe u kërkoj qytetarëve t’u qasen mesazheve të opozitës me rezervë. Që nga viti 2024, çdo vit ata luten që shteti të falimentojë, që të ndodhë diçka e keqe, që t’u bëjë atyre mirë. Kemi të bëjmë me politikanë të tillë, por falë punës së Qeverisë, jo vetëm që nuk jemi në gjendjen që ata dëshirojnë, por përkundrazi, nga fundi i rajonit tani jemi në krye të rajonit, dhe gjithashtu ndër ekonomitë më të suksesshme, do të thoja, në Evropë, duke marrë parasysh nivelin ngai cili kemi nisur. Kjo është një lajm i keq për opozitën tonë. Aktualisht, për këtë vit, jemi në 70% zbatim të investimeve kapitale. Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm vitin e ardhshëm. Ajo që qytetarët duhet të dinë është se për vitet 2027 dhe 2028, për të paguar interesat mbi huatë e qeverisë së mëparshme, për t’i rifinancuar ato dhe për të rifinancuar huatë vendase. Për të rifinancuar deficitin buxhetor, i cili përgjithësisht përfshihet në investimet kapitale, na duhen rreth 5 miliardë euro. Kjo është shuma e parave që duhet të sigurojmë për dy vitet e ardhshme. Kështu praktikisht i kanë ngarkuar me borxhe brezat që nuk janë lindur ende, dhe për këtë arsye nuk do të doja të komentoja mesazhet që vijnë nga opozita, kur ata ose nuk dinë si të ndihmojnë, ose nuk po ndihmojnë. Do të kërkoja me shumë mirësjellje që sa më pak të dalin në shesh gënjeshtrat e tyre, aq më e lehtë do të jetë për Qeverinë dhe qytetarët të përballojnë sfidat e kësaj jete të përditshme të vështirë, e cila nuk po ndodh vetëm këtu, por në të gjithë botën”, deklaroi Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *