TË FUNDIT

​Mes polemikave, Komisioni heq nga rendi i ditës raportimin e Autoritetit të Konkurrencës – raporton Rizvanolli

Mes polemikave, përplasjeve dhe akuzave ndërmjet deputetëve, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka vendosur të largojë nga rendi i ditës raportimin e anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, ndërsa ka miratuar përfshirjen e Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë (ZRRE). Për këtë çështje po raporton ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Largimi i pikës për raportimin e Autoritetit të Konkurrencës është propozuar nga deputeti Artan Asllani, me arsyetimin se përfaqësuesit e këtij institucioni nuk ishin të pranishëm në mbledhje, ndonëse ishte paraparë raportimi i tyre lidhur me gjendjen në këtë institucion.

Asllani: Është pika e 4 e rendit të ditë, propozoj me u largu prej rendit ditës

“Po propozoj diçka të thjeshtë, po e shohim edhe prezencën, është pika e 4 e rendit të ditë, propozoj me u largu prej rendit ditës, sepse, është bërë temë e diskutimit për një kohë të gjatë dhe po e shohim se ata nuk janë prezent dhe kërkoj mos me qenë pikë e rendit të ditës”, tha Asllani.

Propozimi i tij ka nxitur reagime nga deputetët e opozitës. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se nuk është përgjegjësi e deputetëve të vendosin nëse përfaqësuesit e një institucioni të ftuar duhet të paraqiten apo jo.

Lushtaku: Ne i kemi ftuar, ata a dinë a nuk vinë është përgjegjësi e tyre

“Sa i përket pikës së katër që zotëri Asllani propozoj, nuk më vjen mirë që asnjë deputet të merr punën e zëdhënësit të një institucioni tjetër, sepse ne i kemi ftuar, ata a dinë a nuk vinë është përgjegjësi e tyre”, tha Lushtaku.

Në përplasjet e mëtejshme është përfshirë edhe deputeti nga LDK, Ermal Sadiku, i cili e ka kritikuar Asllanin për propozimin e tij, duke e cilësuar si hipokrizi faktin që kishte kërkuar largimin e një pike, pasi më herët kishte kundërshtuar një propozim për shtimin e një pike tjetër.

Sadiku: Është kulmi i hipokrizisë Artan

“Po thoni me heq nga rendi i ditës një pikë sepse nuk ka pasur kohë me u marrë vesh për atë. Është kulmi i hipokrizisë Artan, nëse po don me shtu në rend të ditës një diçka, e po don me heq diçka që s’ka pas kohë, a je tu ditë për çka votove më herët”, tha Sadiku.

Asllani ka reaguar duke thënë se diskutimi ka degraduar dhe se nuk mund të vazhdojë në atë formë.

Asllani: Debati u degradua dhe shkoj me një shkallë jo të mirë

“Aq shumë diskutuat këtu sa u bë në pyetje a po e kuptoj ehde shqipen apo jo, kjo është për mua e papranueshme dhe nuk mund me vazhdu me qenë. Debati u degradua dhe shkoj me një shkallë jo të mirë”, tha Asllani.

Ndërsa deputeti nga LVV, Ilir Kërçeli ka reaguar për mungesën e përfaqësuesve të Autoritetit të Konkurrencës, duke thënë se kryesuesja e këtij institucioni nuk ishte paraqitur për raportim.

Kerceli: Kryesuesja nuk po na vjen në raportim, nuk mundemi me urdhëru me ardhë

“Kryesuesja nuk po na vjen në raportim, nuk mundemi me urdhëru me ardhë. E ka obligim me ardhë, a i shkarkojmë o burra”, tha ai.

Ndërkohë, një tjetër përplasje ka ndodhur lidhur me propozimin e deputetit të LVV-së, Taulant Kelmendi, për përfshirjen në rendin e ditës të Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë.

Kelmendi ka kërkuar që projektligji të shqyrtohet në mbledhjen e sotme, me arsyetimin se Qeveria ia ka përcjellë Kuvendit më 6 nëntor 2026 dhe se ndërlidhet me përmbushjen e obligimeve të Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, nga i cili vendi përfiton një paketë prej 882 milionë eurosh.

Kelmendi: Kam një propozim, shqyrtimi i projektligjit për rregullatorin e energjisë

“Një propozim, shqyrtimi i projektligjit për rregullatorin e energjisë, për arsyejen se qeveria e ka dërguar kuvend me 6 nëntor 2026, përderisa ky projektligj dihet edhe me planin e rritjes të BE-së ku përfiton Kosova në paketë prej 882 milionë euro, dhe matja bëhet në faza gjashtëmujore, këste gjashtëmujore. Për efikasitet edhe të komisionit tonë, konsiderojmë që është mirë të shtohet. Meqenëse ministrja është këtu, është edhe e gatshme të prezantojë projektligjin, nuk e shoh problem nëse e shtojmë si pikë të re të rendit të ditës. E kemi edhe planin e punës”, tha Kelmendi.

Por, propozimi i tij është kundërshtuar nga kryetari i komisionit, Arben Mustafa, i cili ka shprehur habinë që një projektligj i kësaj rëndësie po kërkohet të trajtohet pa kaluar as 24 orë nga pranimi i tij nga komisioni.

Ai ka kritikuar edhe vonesat në trajtimin e Projektligjit për Efiçiencë të Energjisë, duke theksuar se komisioni ka rreth një muaj që pret ta shqyrtojë atë.

Mustafa: Me thënë të drejtën jam i befasuar me këtë propozim, për shkak se ende nuk janë bërë 24 orë

“Me thënë të drejtën jam i befasuar me këtë propozim, për shkak se ende nuk janë bërë 24 orë prej që e kemi pranuar ne si komision këtë projektligj. Duke qenë se bëhet fjalë për një projektligj kaq të rëndësishëm. Mendoj se ish dashtë me pas kohë deputetët të paktën me lexuar. Ende nuk janë bërë 24 orë dhe kërkoni me fut në rend dite. Anën tjetër kemi një muaj që presim me trajtu ligjin për eficiencë, mirëpo nuk mund të trajtojmë për shkak se herë nuk vini ju, here nuk vjen ministrja. Nuk po e kuptoj këtë nguti për këtë projektligj. Duhet pasur pak respekt edhe për punën e komisionit. Deputet këtu nuk jemi ardhur vetëm t’i kalojmë ligjet qeverisë, jemi ardhë për t’i trajtuar edhe në asketin përmbajtjesor. Ju kisha lut që të kemi mirëkuptim dhe të shtyjmë këtë projektligj për mbledhjen e radhës”, tha Mustafa.

Kelmendi: Nuk ka nevojë për komentim secilit propozim, ekziston mekanizimi i votimit

“Ju jeni kryetar i komisionit, megjithatë jeni i pari në mesin e të paraparëve , dhe nuk ka nevojë për komentim secilit propozim. Nuk ka nevojë askush të komentojë propozimin e tjetrit, për këtë ekziston mekanizimi i votimit”, tha Kelmendi.

Mustafa ka vazhduar kundërshtimin, duke thënë se deputetët nuk kanë pasur mundësi ta analizojnë projektligjin brenda një kohe kaq të shkurtër.

Mustafa: Unë jam i sigurte që as ti, as koleget e tu nuk besoj se dikush ka arrij të analizojë këtë projektligj

“Nëse ju e mendoni se ky projektligj veç mundet me hy në rend ditë, i keni votat në komision, e kaloni, mirëpo kjo tregon sa i rëndësishëm është për ju ky projektligj. Unë jam i sigurte që as ti, as koleget e tu nuk besoj se dikush ka arrij të analizojë këtë projektligj për më pak se 24 orë që na ka ardhë, dhe dëshironi të futni në votim vetëm sa për të kaluar. Kjo është e drejtë e juaja, tregon sa përnime e keni”, tha Mustafa.

Në diskutim është përfshirë edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili i është referuar Rregullores së Kuvendit, duke thënë se deputetët duhet të kenë së paku tri ditë kohë për t'u përgatitur për shqyrtimin e një pike të rendit të ditës.

Lushtaku: Nëse argumenti është në anën tonë, arroganca e votës mund të jetë në anën e juaj

“Sipas nenit 34 ne së paku 3 ditë kemi kohë për me ftuar për një pikë të rendit të ditës. E kuptoj ju jeni mazhorancë, dhe më shumë jeni, parti që mendon dikush tjetër për ju, në këtë rast qeveria, sesa ju, për vetveten e juaj. Por, besoj se dikush ka dëshirë me lexu materialet, ka dëshirë me i konsultu edhe me palë të tjera para se me ardhë me marrë një qëndrim. Këto ligje janë të rëndësishme, gjitha kanë kohën e vet sipas rregullores që ne gjithë deputetet jemi pajtuar. Sigurisht ju mundeni mi mbivotu, sepse, ne e dimë shumë mirë se nëse argumenti është në anën tonë, arroganca e votës mund të jetë në anën e juaj”, tha Lushtaku.

Komisioni është duke vazhduar me raportimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli pa anëtarët e nga opozita.

Familja e doktor Adem Ademit, pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, ka vendosur që rivarrimi i tij të bëhet më 28 Nëntor, pas 27 vjetësh pritjeje për zbardhjen e fatit të tij. Lajmin e bëri të ditur…

Shkrimtari dhe sociologu serb Stefan Simiq, një nga autorët më të ndjekur në rrjetet sociale në rajon, ka reaguar ashpër ndaj fyerjeve antishqiptare që dëgjohen në protestat kundër Aleksandar Vuçiqit. "Vuçiqi nuk…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e…

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj A.S., për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes. Sipas njoftimit për media në këtë takim është…

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake, kolonel Zoltan Vekerdi. Në…

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., për sulmin e 29 majit ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve në Zveçan. Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza…

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shpërthyer në kritika ndaj organizatorëve të protestave që u bën gjatë muajit shtator dhe tetor ku me ngulm kërkohej miratimi i Projektligjit për Dhomat e Specializuara. Haradinaj pati…

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix. Në një postim në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se gjatë takimit kanë…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është pyetur edhe për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale në Hagë. Aty ku u dënuan katër…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të rregullt të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati. Abdixhiku ka thënë…

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar një grua të dyshuar për vjedhje. Në një njoftim për media, forcat e rendit kanë thënë se sipas dyshimeve të…

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, e ka cilësuar provokim të rëndë vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë, duke kërkuar sqarime nga institucionet për mënyrën e hyrjes së tyre…

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, sërish ka kritikuar ekzekutivin e vendit sa i përket deklaratave rreth punësimit të mjekëve që janë kthyer për të punuar në Kosovë. Ish-ministri i Shëndetësisë ka akuzuar qeveritarët…

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka vazhduar mbledhjen me raportimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për Projektligjin për Efiçiencën e Energjisë dhe Projektligjin për Rregullatorin e…

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se, krahas dënimit të kriminelëve të luftës, është jetike të sigurohet trajtimi dhe rehabilitimi i viktimave të dhunës seksuale. Gjatë pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last:…

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Së bashku…

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe përfaqësues të organizimit të Lojërave Olimpike Paris 2024. Në…

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka zhvilluar një vizitë në Komandën Rajonale Perëndim (RC-W), në kuadër të zonës së përgjegjësisë së saj. Gjatë vizitës, komandanti i…

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë shitjes së produkteve përmes platformave online, pas evidentimit të rasteve të mashtrimit përmes linqeve të rreme që synojnë marrjen e të dhënave…

Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësim për mosraportimin e vazhdueshëm të Autoritetit të Konkurrencës para Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion. Sipas KDI-së, kjo situatë po cenon…

Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, është caktuar të mbahet pasnesër. Sylaj, i dyshuar për kanosje ndaj Arlindës, tashmë e ndjerë, do të dalë para gjykatës më 12 nëntor, por…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, në Forumin e Paqes në Paris, së bashku me Carlo Monticelli, Guvernator i Bankës për Zhvillim të…

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, ka kërkuar nga organet e Prokurorisë që të hetojnë pretendimet për parregullsi dhe paligjshmëri në Autoritetin e Konkurrencës, ndërsa ka paralajmëruar edhe inicimin e procedurave për…

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas ndryshimeve të vërejtura në hapësirën e Presidencës, ku nga vendi ku ishte ekspozuar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është larguar ky dokument,…

Rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina janë ndaluar të vendosen në tregun e Kosovës, pasi nuk plotësonin standardet e sigurisë. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me…

Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka nxitur diskutime në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Nënkryetari i këtij komisioni, Fadil Hadërgjonaj, ka…

Ndotja e ajrit vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore mjedisore dhe të shëndetit publik në Kosovë. Kështu vlerëson Avokati i Popullit në raportin për cilësinë e ajrit në Republikën e Kosovës nga perspektiva e të…

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare të mërkurën, më 11 nëntor 2026. Seanca do të mbahet në orën 13:00. Ftesa për seancë është dërguar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena…

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me gjendjen ekonomike në vend, duke thënë se rritja e kostos së jetesës po e vështirëson gjithnjë e më shumë jetën e qytetarëve. Në një…

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, në mënyrë që pension të përfitojnë edhe qytetarët që kanë punuar dhe kanë paguar kontribute para vitit 1999, por…

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mirëqenie Sociale, përfaqësueset e organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kanë ngritur shqetësimin për përfundimin e mandatit të procesit të…

Avokatja e familjes së Diana Kastratit, Miranda Haxhiu dhe babai i saj, Gëzim Kastrati, kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së 27-vjeçares dhe vënien e drejtësisë në vend, pas nisjes së procesit gjyqësor ndaj të akuzuarit Adnan…

Seanca gjyqësore ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, është shtyrë për 23 dhjetor, pasi avokati mbrojtës, Haxhi Millaku, ka kërkuar kohë për t’u pajisur me shkresat e lëndës…

Ushtarët e kompanisë hungareze në kuadër të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar ushtrime për përballimin e kërcënimeve me mjete ndezëse të improvizuara, përfshirë koktej molotovi. Sipas njoftimit të KFOR-it,…

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Adnan Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati. Seanca po zhvillohet në mungesë të të akuzuarit, i cili ndodhet në arrati…

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Diplomacy Award”. Ndarja e këtij çmimi është bërë në praninë e mbi 350 pjesëmarrësve nga 32 shtete të botës, të cilët…

Kryeministri Albin Kurti u prit në Paris nga kryetari i Senatit francez, Gérard Larcher. Takimi u zhvillua pak para fillimit të Forumit të Paqes. Kurti e falënderoi Francën për rolin në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe…

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë njoftuan se kanë mbajtur 240 konferenca për media. Veteranët thonë se numri i konferencave nuk dëshmon që gjykimet…

Opinionisti Adriatik Dosti ka reaguar me një shkrim për ish-futbollistin Xhevat Prekazi, duke vlerësuar karrierën e tij sportive, por duke kritikuar qëndrimet që, sipas tij, Prekazi kishte shprehur për Kosovën. Në shkrimin e publikuar, Dosti rikujton…

Ish-kryeredaktori dhe publicisti Gani Mehmetaj ka rikthyer një ngjarje të marsit të vitit 1999, kur presidenti historik Ibrahim Rugova po kthehej nga Rambujeja. Në një postim në Facebook, Mehmetaj ka shkruar se Rugova nuk kishte zbritur në aeroportin e Rinasit,…

Aleanca do të mbajë sot konferencë për media. Nuk është bërë e ditur tema e kësaj konference, vetëm është njoftuar se ajo do të mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës. “Ju njoftojmë se sot, në ora…

Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, ndërsa në rend dite kanë çështje të ndryshme institucionale, shqyrtimin e projektligjeve dhe takime me përfaqësues të…

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit, e vrarë më 18 maj të vitit 2011. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që…

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të shpërndara dhe intervale kohore me diell. Vranësirat do të jenë të pranishme në…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, është përfshirë në debatin publik lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova nga pozicioni i saj i mëparshëm në Presidencën e Kosovës. Baloku ka…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidentin e Senatit të Francës, Gérard Larcher, në prag të nisjes së Forumit të Paqes në Paris. Përmes një postimi, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit…

Hoti me përfaqësues të LIVCZHK, flasin për sfidat e kategorive të dala nga lufta

Çanak paralajmëron befasi: Çfarë pritet nga Lista Studentore ndaj Kosovës?

Vetëvendosje pritet të dorëzoj materiale në Prokurorinë Speciale

Shiroka-Pula pret në takim Shefin e EULEX-it, flasin për rendin dhe ligjin

Si Edi Rama i keqpërdor “kosovarët” për llogari të pushtetit të tij?!

Lufta në Ukrainë dhe rreziku për sigurinë e Evropës

Largimi i portretit të Presidentit historik dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës, akt i turpshëm

Presidentët janë të barabartë në protokoll, historia i vlerëson në mënyrën e saj

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Dizajneri i njohur Olivier Rousteing i ka dhënë Kim Kardashian liri të plotë për të eksploruar arkivat e…

Heidi Baci ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe plot stil. E veshur me një fustan të zi, të kombinuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *