TË FUNDIT

Mediumi izraelit kritikon futbollistët e Kosovës për qëndrimin gjatë himnit

Mediumi izraelit “Sport5” ka komentuar qëndrimin e futbollistëve të Kosovës gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit, para ndeshjes së zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përveç fishkëllimave të shumta nga tifozët në tribuna, vëmendje kanë tërhequr edhe disa futbollistë të Kosovës, të cilët kanë qëndruar me kokën e ulur gjatë intonimit të himnit izraelit.

Ky veprim ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, ndërsa nuk ka kaluar pa u vënë re as nga mediat izraelite.

“E turpshme, por jo befasuese”, ka shkruar “Sport5”, duke iu referuar fillimisht fishkëllimave të tifozëve në stadium.

Më tej, mediumi izraelit ka theksuar se mungesa e respektit ndaj himnit nuk erdhi vetëm nga tribunat.

“Në fakt, nuk ishte vetëm tifozëria që nuk e respektoi himnin e Izraelit. Ashtu si në ndeshjen e kaluar mes këtyre përfaqësueseve në këtë kampanjë, disa prej lojtarëve të Kosovës nuk e respektuan ‘Hatikvah-n’”, ka shkruar mediumi izraelit.

“Sport5” ka përmendur edhe emrat e katër futbollistëve të Kosovës, të cilët sipas tij kanë qëndruar me kokën e ulur gjatë intonimit të himnit të Izraelit.

Një veprim të ngjashëm më herët e kishin bërë edhe futbollistët e Irlandës, në shenjë proteste ndaj Izraelit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *