TË FUNDIT

Mbyllja e Alta Banka-s serbe, efekte zingjirore

Siç raporton portali hulumtues serb “Krik” nga Serbia, Davor Macura është intervistuar këto ditë nga policia e këtij vendi dhe ndaj tij është vendosur masa e paraburgimit. “ Davor Macura, pronari i “Alta Banka”-s – i cili u arrestua dy ditë më parë nën dyshimin për shpërdorim detyre – është vendosur në paraburgim për një periudhë deri në një muaj ” thuhen në këtë raportim.

Macura dyshohet se ka nxjerrë më shumë se 45 miliardë dinarë serb – afërsisht 390 milionë euro – nga kasaforta e bankës së tij. Por, raporet e fundit sugjerojnë se fondet e munguara mund të mos kenë arritur fare në kasafortën e “Alta Bank”. Kjo e bënë edhe më të errët situatën rreth “Alta Grupa”, këtij grupi biznisor serb me pronarë një ish-kambist. Raportohet se ndër dëshmitarë tjerë të jetë ftuar edhe vet guvernatorja e bankës qëndrore serbe, Jorgovanka Tabakoviq, ish-financiere e shtëpisë së mallrave “Gërmia” në Prishtinë.

Brenda më pak se një jave, Davor Macura, një nga biznesmenët më të fuqishëm të Serbisë, humbi bankën e tij dhe, pak ditë më vonë, edhe lirinë. Të premten në mbrëmje, banka qëndroe e Serbisë (siç quhet atje “Banka Popullore”) mbajti një mbledhje urgjente dhe, rreth orës 02:30 të mëngjesit të nesërm, njoftoi se i ishte hequr licenca e operimit “Alta Banka”-s. Pas kësaj, policia hyri në bankë dhe kreu një kontroll që zgjati më shumë se 30 orë; të hënën në mëngjes, ata arrestuan Macurën, patëm raportuar më heret.

Mbyllja e kësaj banke, vetëm disa ditë pasi që zgjedhjeve parlamentare në këtë, e quan në opopzitë autokratin Vuçiq, ka shkaktuar efekte zingjirore në sistemin financiar atje dhe jo vetëm.

Të marten e kësaj jave u raportua se autoritetet serbe e kthyen prapa në aeroplan që ishte nisur nga aeroporti i Beogradit, për në Moskë, deri sa aeroplani po fluturonte mbi hapësirën ajrore të Lituanisë. Në këtë fluturim drejt Moskës po udhëtonin Aleksandar Vullin, ish-ministër i brendshëm, mbrojtjes e shef i inteligjnës (BIA), njëherit edhe “njeriu i Moskës” në Beograd. Vullin ishte nisur drejt Rusisë së Putinit tok me Dushan Bajatoviq, drejtor i kompanisë shtetërore serbe të naftës, të shitur tek rusët dhe Nenad Popoviq, një serb nga Bosnja, i afërt me Rusinë.

Siç raportoj Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, rregullatori financiar i Malit të Zi, i kishte heçur liçencën e operimit “Alta Pay” një kompanie të regjistruar atje, në pronësi të “Alta Grupa”-s serbe të Davor Macuras. “Alta Pay” malazeze nuk është bankë, por operatorë pagestarë, që arkëton pagesa të ndryshme.

Edhe banka maqedonase “Alta Banka AD Bitola (Manastir)” u detyrua ti mbyllte degët e ti bllokonte kartelat e saj, ditën e parë të punës, pasiqë “Alta Banka”-s në Serbi u hoq liçenca e operimit. Të nesërmen, banka qëndrore e Maqedonisë së Veriut e vendosi “Alta Banka AD Bitola (Manastir)” në “masa të dhunshme”, duke e shkarkuar menaxhmentin dhe emëruar për drejtor të përkohëshëm një zyrtar të saj.

Raportohet se klientët e kësaj banke lejohen të tërheqin vetëm 10.000 denarë maqedonas (160 EUR) në javë, kurse për depozitat e bizneseve situata ende mbetet e paqartë. Sidoqoftë, shembja e “Alta Banka” në Serbi, ka shkaktuar panik edhe në Maqedoni të Veriut. Para degëve e “Alta Banka AD Bitola (Manastir)” ende mund të shihen klientë, kryesisht pensionistë, të moshuar, që nuk kanë kartela bankare, duke pritur për ndonjë mundësi që ti tërheqin pensionet e ndimat e tyre sociale.

Edhe banka shtetërore “Banka Postanska Stedionica” me telashe

Kurse, në Serbi, rregullatori i këtij vendi e ka caktuar bankën shtetërore “Banka Postanska Stedionica” (Banka Kursimorja Postare) që për një periudhë deri në tre vjet t’i shërbej klientët e “Alta Banka”-s së mbyllur. Klientët privat e ndërmarrësit e vegjël të kësaj të fundit, mund ti tërheqin deri në 50.000 EUR, në sportelet e “Postanska Stedionica”, prezente me mëse 200 degë gjithandej Serbisë. E njejta deri në gusht të 2024 kishte pasur shtrirje edhe në Kosovë.

Menaxhmenti i “Postanska Stedionica” – kësaj banke shtetërore serbe – ka kërkuar vet nga banka qëndrore atje që të futet nën masa të rrepta të mbikqyrjes për shkak të kësaj situate të rëndë në të cilën ndodhet, si pasojë e këtij obligimit që i është vënë.

Opinioni gjërë serb, ndër ta edhe “Lista e Studentëve” që i fitoj zgjedhjet në këtë vend, kanë bërë thirrje që të ruhet qetësia dhe kanë garnatuar se paratë do tju kthehen qytetarëve. Ndonëse, ka zëra edhe “Postanska Stedinica”-n do t’e marr vorbulla e shkaktuar nga “Alta Pay”.

Raportimet e fundit nga kryeqyteti serb, sugjerojnë se fondet e munguara, që vlerësohet të jenë gati 400 milionë euro, mund të mos të jenë futur kurrë në thesarin (srb. “trezor”) të “Alta Banka”-s. Grupi “Alta Grupa” i Davor Macuras, e kishte edhe një kompani të quajtur “Alta Pay”, e cili e shërbente publikun serb me arkëtime të pagesave të ndryshme.

Opozita serbe kishte reaguar kur kompanitë e mëdha shtetërore i kishin kaluar llogaritë e tyre nga thesari i shtetit në këtë bankë të themeluar rishtas. Kompanitë komunale, të parkingut, e ndër to edhe elektroekonomia e këti vendi – EPS (sikurse KEK e KEDS bashk), që atje e ka edhe prodhimin edhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Edhe disa komuna e organe të vetëqeverisjes lokale e kishin bërë të njejtën.

Madje, qytetarët ishin sugjeruar nga këto kompani e komina që pagesat me të gatshme ti bënin jo më në zyrat e tyre, por në pikat e “Alta Pay”. Mjetet e grumbulluara, së paku një pjesë e tyre, mund të mos jenë bartur fare as në thesarin e “Alta Bank” e as në llogaritë e këtyre kompanive e komunave dhe se për këtë është ftuar të dëshmoj edhe vet guvernatorja e bankës qëndrore serbe, Jorgovanka Tabakoviq.

“ Nga rreth 390 milionë eurot që Davor Macura dyshohet se i ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme nga (thesari i ) “Alta Banka”-s, vetëm një pjesë e vogël është nxjerrë fizikisht nga atje, ndërsa pjesa tjetër nuk ka mbërritur kurrë aty – sipas urdhrit të prokurorisë për nisjen e hetimeve, një dokument ky i shqyrtuar nga KRIK-u. Në dokument thuhet se rreth 370 milionë euro janë regjistruar si të hyra ditore nga shërbimi i arkëtimit e i këmbimit valutor “Alta Pay”; megjithatë, këto para nuk kanë mbërritur kurrë në arkë, por dyshohet se kanë përfunduar në duart e Macurës. Prokuroria thekson më tej në dokument se guvernatorja e nankës qëndrore serbe, Jorgovanka Tabakoviq, do të shërbejë si dëshmitare në hetim “, shkruante të mërkuren “Krik.rs”, një portal hulumtues serb

Siç kemi raportuar edhe më heret këtë javë, Gjithashtu, Macura ka qenë subjekt i një shqyrtimi të rëndësishëm në lidhje me lidhjet e tij të biznesit me Kosovën, veçanërisht përmes lidhjeve të tij me figura kontroverse nga veriu i Kosovës. Hulumtimet e BIRN-it në Serbi zbuluan se kompanitë e Macurës, përfshirë “Danica Park”, vepruan si investitorë në projekte ndërtimi në tokën në pronësi të Milan Radoiçiq, udhëheqësit të grupit kriminal-terrorist të “Banjska” e gruas së tij boshnjako-kosovare Ema Rexhepagiq-Radojçiq, si dhe në tokën që i përket Zvonko Veselinoviqit e bashkëshores së tij, Lilana Veselinovic, ish-punonjëse e PTK-së (deri në vitin 2021).

Macura është lidhur me Nikolla Petroviq, kumbarin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përmes transaksioneve pronësore që përfshijnë parcela në lagjen “Dedinje” të Beogradit (lagje elitare).

Në Serbi, kritikët dhe kundërshtarët politikë, përfshirë partinë opozitare SSP, kanë pohuar se ngritja e shpejtë e Macurës nga një kambist i vogël në një manjat bankar e të patundshmërive është e lidhur me vëllezërit Vuçiq dhe operacionet e tyre financiare.

Për të bëmat e Vesellinoviqëve, Radojçiqëve tek ne në Kosovë e lidhjet e tyre me kumbarin e ish-presidentit serb – Nikolla Petroviq (drejtor i kompanisë shtetërore “EMS”, si KOSTT-i tek ne) janë përshkruar deri në detaje në artikullin: “Në vendlindjen e Veselinoviqit, gjurmëve të krimit ekonomik që financoi sulmin terrorist në Banjskë” që e kemi publikuar në fund të shkurtit të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *