TË FUNDIT

Mbi 2,600 operacione për nëntë muaj në Spitalin e Mitrovicës

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar gjithsej 2,606 operacione gjatë periudhës janar-shtator 2026, në degë të ndryshme kirurgjike.

Sipas raportit zyrtar të spitalit, ndërhyrjet janë realizuar nga ekipet e kirurgëve, anesteziologëve, instrumentareve, teknikëve të anestezionit dhe stafit mbështetës teknik.

Numri më i madh i ndërhyrjeve është kryer në repartin e ortopedisë, me 486 operacione, pasuar nga obstetrika me 485 dhe kirurgjia e përgjithshme me 469 ndërhyrje.

Sipas të dhënave të publikuara, numri i operacioneve sipas reparteve është si vijon:

Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë kanë bërë të ditur se puna në sallat e operacionit po vazhdon me kapacitet të plotë, në shërbim të pacientëve. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *