TË FUNDIT

Mbahet mbledhja e gjashtë e Qeverisë, merret një vendim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e gjashtë, e cila është mbajtur në format elektronik.

Sipas njoftimit për media, ë kuadër të kësaj mbledhjeje Qeveria ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave që të nënshkruajë Marrëveshjen e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI).

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin për Përmirësim të Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës”, thuhet në vendim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *